
Zoti i Madhërishëm, Kur’anin e ka zbritur për ta analizuar dhe për ta studiuar, për ta mësuar dhe për ta praktikuar.
Zoti i Madhërishëm Kur’anin e ka zbritur ta lexojmë dhe të veprojmë me të. Ta analizojmë dhe ta studiojmë. Ta studiojmë dhe ta praktikojmë.
Qëllimi kryesor i Kur’anit është analiza, studimi dhe mësimi. Zoti i madhërishëm thotë:
“(Kur’ani) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë ajetet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.” (Sad, 28)
Ne kemi nevojë t’i studiojmë suret dhe ajetet kur’anore dhe ta analizojmë, që të përfitojmë dhe ta praktikojmë.
Çdo sure e ka specifikën me të cilën specifikohet.
Si çdo sure edhe suretu Duha e ka specifikën e vet të cilën do ta sqarojmë.
Do të kalojmë disa çaste me suren Duha, që të përfitojmë nga kjo sure me vlerë dhe rëndësi të madhe.
Vëllezër të nderuar!
Ishin ditë të vështira për pejgamberin a.s.
Pejgamberit a.s. i është ndërprerë zbritja e shpalljes përkohësisht.
Ndërprerja e shpalljes ka zgjatë më shumë se një apo dy net dhe një grua i shkon e i thotë: O Muhamed, ai shejtani yt të ka lënë pas dore, të ka harruar.
Edhe sot ka shumë laicist dhe urryes të fesë Islame të cilët pretendojnë se Zoti i ka harruar muslimanët.
Ka mendime se: Kishin kaluar ditë e që Xhibrili nuk i kishte zbritur shpallje Muhamedit a.s. Umi Xhemilja, gruaja e Ebi Lehebit i kishte thënë: Po e shoh se shoku yt të ka harruar dhe të ka lënë pas dore. Të mos harrojmë se edhe sot ka prej ateistëve dhe laicistëve të cilët mendojnë se Allahu na ka harruar neve muslimanëve dhe na ka lënë pas dore.
Atëherë kanë zbritur ajetet të cilat do t’i sqarojmë.
Po fillojmë me ajetet:
| Ved-Duhaa, vel-lejli idhaa sexhaa |
| “Pasha paraditen! Pasha natën kur shtrinë errësirën!” |
| (Duha, 1, 2) |
Zoti është betuar në mesditën, e që qëllimi është për ditën në tërësi, e cila është e kundërta e natës.
Zoti është betuar në natën, kur me errësirë e mbulon ditën.
Kur betohet Zoti në diçka, tregon për vlerën e saj.
Dita dhe nata janë njësi e periodës javore.
Dita dhe nata janë njësi e periodës mujore.
Dita dhe nata janë njësi e periodës vjetore.
Dita dhe nata janë njësi e periodës shekullore.
Dita dhe nata janë njësi e jetës së secilit njeri.
Në këtë njësi kohore bëhen veprat me të cilat fitohet bota tjetër.
Kur Zoti i Madhërishëm thotë:
| Maa ved-deake Rabbuke ve maa kalaa |
| “Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur”. |
| (Duha, 3) |
tregon për arsyen e betimit.
Cila është arsyeja e betimit?
Fillimisht duhet të dimë se: Zoti kur betohet në diçka, e tregon arsyen e atij betimi, pra, Zoti është betuar duke i treguar Pejgamberi a.s. se:
Zoti nuk i ka ndërprerë lidhjet me ty,
Zoti nuk i ka ndërprerë raportet me ty,
Zoti nuk të ka lënë të vetmuar,
Zoti nuk e ka ndërprerë shpalljen,
Zoti nuk është hidhëruar me ty,
Zoti nuk ka vërejtje në ty.
Edhe sot vlen për ty vëlla i nderuar, se Zoti nuk i ka ndërprerë lidhjet me ty. Zoti nuk i ka ndërprerë raportet me muslimanët, edhe nëse vonon pak.
Edhe sot vlen për ju vëllezër të nderuar, se Zoti nuk i ka ndërprerë dhe nuk i ndërpret lidhjet me ju.
Vëllezër të nderuar!
Kur ka thënë Allahu i Madhërishëm se:
| Ve lel aahiretu hajrun leke minel Uulaa |
| “Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para”. |
| (Duha, 4) |
Me këto ajete, Zoti e ka treguar pozitën e lartë të pejgamberit a.s. dhe të muslimanëve.
Zoti ka treguar për vlerën e umetit të Tij për të gjitha kohët.
Zoti ka reaguar ndaj pretendimeve se Allahu i Madhërishëm ia kishte vonuar (ndërprerë) shpalljen, apo se ishte hidhëruar me të, apo se Zoti i tij ishte larguar prej tij.
Nëpërmjet këtyre ajeteve Allahu e përgëzon pejgamberin a.s. se e ardhmja do të jetë më e mirë se e kaluara.
Nëpërmjet këtyre ajeteve Allahu e përgëzon pejgamberin se bota tjetër është më e mirë se kjo botë.
Edhe për ty i nderuari vëlla: Bota tjetër është më e mirë se kjo botë.
Edhe për ju vëllezër të nderuar: Bota tjetër është më e mirë se kjo botë.
Kur i ka thënë Zoti pejgamberit a.s. se bota tjetër është më e mirë se kjo botë, e kjo vjen atëherë kur do të ndërpritet shpallja dhe kur do të vdesë ti (Muhamedi a.s.). Kjo nënkupton se bota tjetër është më e mirë për ne pasi të kalojmë prej kësaj bote në botën tjetër.
Zoti i ka thënë pejgamberit a.s.: Gjendja jote në të ardhmen do të jetë më e mirë se gjendja e së kaluarës tënde, dhe se për çdo ditë do të të rritet krenaria, madhështia, fisnikëria, fama dhe fitorja.
Edhe për ty i nderuari vëlla: e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja.
Gjendja e nesërme e muslimanëve do të jetë më e mirë se e sotmja.
Në një rast pejgamberi a.s. ka thënë:
“Më është paraqitur ajo se çka do të jetë e çliruar për umetin tim pas meje, e kjo më ka gëzuar tejmase”.
Atëherë ka zbritur ajeti:
“Dhe e ardhmja do të jetë më e mirë se e shkuara”. (Duha, 4).
Kështu edhe ka ndodhë, feja islame është përhapë në të gjitha kontinentet e tokës, në lindje e perëndim, në veri e jug. Muslimanët sot e kanë arritur shifrën e dy miliardë banorëve. Në kohën kur ka zbritur ky ajet, numri i muslimanëve ka qenë tejet i vogël, numri i muslimanëve sapo kishte arritur në numrin dy shifror. Pra, numri i muslimanëve ishte në dhjetëra prej tyre.
Vëllezër të nderuar!
Sa i përket ajetit:
| Ve le seufe juëtiike Rabbuke fe terdaa |
| “E Zoti yt do të jep ty, e ti do të kënaqesh”. |
| (Duha, 5) |
Allahu e ka përgëzuar me atë se do t’i jepet ajo çka do ta pëlqen shumë.
Allahu do të të jep të mira në këtë botë.
Allahu do të të begaton me të mira të shumta në këtë botë dhe në botë tjetër.
– Sa i përket të mirave në këtë botë: është çlirimi i Mekës dhe përhapja e Islamit në të gjitha vendet e botës.
– Sa i përket të mirave në botën tjetër:
Shpërblimi në botën tjetër:
- Kevtheri për umetin e pejgamberit a.s.
- Shefaati i pejgamberit për umetin e pejgamberit a.s. E kështu me radhë.
(O Muhamed!) Të gjitha këto do të të bëjnë të lumtur, do të gëzohesh dhe do të kënaqesh.
Ky është argument se pejgamberi a.s. është i privilegjuar në të dy botët.
Ky është argument se pejgamberit a.s. i është paraqitur se çka do të çlirohet për umetin e tij hap pas hapi, pra vend pas vendi, dhe kjo e ka bërë të lumtur deri sa ka qenë gjallë kur është çliruar Meka e bekuar.
Në botën tjetër do të gëzohet me numrin e madh të umetit të tij.
Edhe ty i nderuari vëlla musliman, do të të jepet diç me çka do të kënaqesh, sepse:
– Në Islam, jetimi do të gjen përkrahje.
– Në Islam, i humburi do të udhëzohet.
– Në Islam, i varfëri do të pasurohet.
Vëllezër të nderuar!
Sa i përket ajetit:
| Elem jexhidke jetiimen fe aavaa |
| “A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të siguroi vendstrehim dhe përkrahje.” |
| (Duha, 6) |
Zoti ia numëron pejgamberit a.s. të mirat para pejgamberisë. I tregon se çka kishte ndodhur me të, ku i thotë:
Zoti yt, të ka gjetur jetim pa babë dhe të ka bë strehim ku do të strehohesh, siç ka qenë:
– Dy vite pas vdekjes së nënës është përkujdes gjyshi Abdul Mutalib për ty.
– Prej moshës tetë vjeçare është përkujdes xhaxhai Ebu Talibi.
– Ebu Talibi prej asaj moshe të ka pasur në përkujdesje, deri sa i ke mbushur dyzetë vite kur të është zbritur shpallja.
Vëllezër të nderuar!
Sa i përket ajetit:
| Ve vexhedeke daal-len fe hedaa |
| “Dhe të gjeti të paudhëzuar, e Ai të udhëzojë.” |
| (Duha, 7) |
Allahu i tregon se e ka gjetur kur nuk ka ditur për dispozitat e sheriatit, e ia ka mësuar dispozitat e sheriatit.
Allahu i tregon se e ka gjetur kur nuk e ka ditur besimin e drejtë, e pastaj e ka udhëzuar në rrugë të drejtë.
Fjala “I humbur” në këtë rast e ka kuptimin gabimet e mossqarimit, të cilat pejgamberi a.s. nuk i ka ditur para shpalljes dhe para pejgamberisë, ndërsa nuk e ka kuptimin e devijimit në kuptim të pabesimit. Kjo, ngase pejgamberi a.s. asnjëherë nuk ka adhuruar idhuj.
Edhe ti vëlla i nderuar ke mundur të jesh i humbur, ndërsa Zoti të ka udhëzuar. Ke mund të mos jesh sot në xhami, por në ndonjë vend tjetër, por ti sot je në Xhami, i lutesh Krijuesit tënd.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm i ka thënë pejgamberit a.s.:
| Ve vexhedeke aailen fe agnaa |
| “dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.” |
| (Duha, 8) |
Allahu i tregon pejgamberit a.s. se e ka gjetur të varfër, pa të mira materiale, pastaj e ka pasuruar me profitin tregtar nga pasuria e Hatixhës.
Allahu i tregon pejgamberit a.s. se e ka gjetur pa të mirat shpirtërore dhe e ka pasuruar me të mirat shpirtërore, e ka pasuruar me vlerat e moralit. Për këtë arsye, pejgamberi a.s. ka thënë:
“Në esencë, nuk është pasuri pasuria e të mirave materiale, por pasuri e vërtetë është pasuria shpirtërore”.
Edhe ti vëlla i dashur, ndoshta ke qenë i varfër, ndërsa sot je i pasur, ndoshta mendon se je i varfër, se nuk ke të mira materiale, por ta dish se je i pasur nëse je i pasur shpirtërisht. Nëse e ke shpirtin e çiltër dhe të pastër.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm i ka thënë Pejgamberit a.s.:
| Fe emmel jetiime felaa tekher |
| “Sa i përket jetimit, mos e përul dhe mos e nënçmo!” |
| (Duha, 9) |
Zoti e ka urdhëruar pejgamberin a.s. për cilësi të pastra morale dhe humanitare.
Zoti i madhërishëm i ka thënë: Vepro me jetimin, ashtu sikurse është vepruar me ty kur ke qenë jetim.
Zoti i madhërishëm i ka thënë: Bëji strehim dhe mbroje jetimin ashtu siç të ka mbrojtur dhe të ka siguruar strehim Allahu kur ti ishe jetim.
Zoti i madhërishëm edhe neve na urdhëron që të mos e nënçmojmë jetimin, por ta respektojmë atë.
Për shkak të dobësisë së jetimit, mos e nënçmo, por çmoje dhe vlerësoje. Krahasoje me veten tënde kur ishe vet jetim.
Për shkak të dobësisë së jetimit. mos i bëj padrejtësi, por jepja të drejtën, mendoje kohën kur ishe vet jetim.
Për shkak të dobësisë së jetimit, sillu mirë dhe me butësi me të. Kujtoje kohën kur ishe vet jetim.
Pejgamberi a.s. kujdesej dhe i nderonte jetimët, u bënte të mira jetimëve dhe i këshillonte me këshilla të mira.
Pejgamberi a.s. ka qenë jetim me qëllim që të jetë shembull për jetimët dhe të mos keqpërdoret e drejta e jetimit.
Ka shumë prej vëllezërve tanë që kanë qenë të jetimë, por kanë pasur kujdestarë të cilët janë përkujdesur për ta.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i madhërishëm i ka thënë pejgamberit a.s.:
| Ve emmes–saaaile fe laa tenher |
| “As lypësin mos e përzë, mos i bërtit!” |
| (Duha, 10) |
Ajeti në fjalë tregon për aspektin konkret dhe atë abstrakt.
– Sa i përket aspektit konkret, do të thotë: Allahu të ka udhëzuar, andaj kur ndonjëri të kërkon të mira materiale, mos e qorto, mos i bërtit.
Allahu të ka udhëzuar, andaj kur ndonjëri të kërkon të mira materiale, sillu butë dhe me mirësi me të.
– Sa i përket aspektit abstrakt: Ashtu sikurse nuk ke qenë i drejtë në besim, e Allahu të ka udhëzuar, andaj tash pasi je udhëzuar, pyetësit mos i bërtit kur ta udhëzosh.
Ashtu, sikurse të ka zgjedhur pejgamber, kur ta mësosh ndonjërin në fe, sillu me mirësi dhe me edukatë.
Allahu të ka udhëzuar, pyetësit mos i bërtit kur ta udhëzosh, sillu me butësi dhe me elokuencë.
Adresimi ndaj pejgamberit a.s. është adresim edhe për ne në ditën e sotme. Është adresim për thirrësit islam, për çdonjërin prej neve, si në familje, si në shoqëri, e kështu me radhë.
Vëllezër të nderuar!
Këto tri porosi harmonizohen me tri begatitë e përmendura si më lartë. Çdo mirësi e ka porosinë e cila është e përshtatshme me atë porosi. Kështu shihet qartë:
– Përballë statutit të tij jetim është porositur të kujdeset për jetimin.
– Përballë cilësisë së gabimit, është porositur që kush pyet për dituri dhe për fe, t’i përgjigjet me seriozitet.
– Përballë statusit të varfërisë, ta falënderon Allahun për mirësitë të cilat ia kishte dhënë Allahu atij, ashtu që atij i cili i kërkon të mira materiale, t’i përgjigjet me ndërgjegje, e të mos i bërtiste.
Pejgamberi a.s. ka qenë më i pasuri prej të pasurve me durim dhe
Pejgamberi a.s. ka qenë më i pajtuari me caktimin e Allahut.
Ka dashur dhe ka qenë i kënaqur në të gjitha rastet.
Edhe ne duhet të pasurohemi me durim në të gjitha rastet dhe të pajtohemi me caktimin e Allahut në të gjitha rastet.
Përfundim
| Ve emmaa bi niëmeti Rabbike fe had-dith |
| “E me të mirat që të dha Zoti yt, trego!” |
| (Duha, 11) |
Zoti i Madhërishëm ka kërkuar që ta:
– Falënderon Zotin për mirësitë ndaj tij,
– Ka kërkuar që të tregon për mirësitë e Allahut ndaj tij,
– Ka kërkuar nga ne që të tregojmë dhe të falënderojmë për mirësitë e Allahut.
Kur ka kërkuar që të jetë i sjellshëm ndaj jetimëve, rrjedhimisht ka kërkuar që edhe ne të kujdesemi për jetimët.
Kur ka kërkuar që të sillet me mirësi ndaj lypësve, rrjedhimisht duhet që edhe ne të sillemi mirë ndaj lypësve dhe ndaj atyre të cilëve kërkojnë këshilla Islame.
Kur ka kërkuar që të jetë edukator i umetit të tij, ka kërkuar që të jetë edukator në teori dhe në praktikë, e që ne më pastaj të jemi studentët dhe praktikuesit e programit edukativ të tij në jetën tonë të kësaj bote.
Allahu ka dizajnuar programin edukativo-sociologjik për umetin e pejgamberit a.s.
Nga edukata është se:
– E ka urdhëruar pejgamberin a.s. të tregon për të mirat dhe begatitë që ia ka dhënë Zoti, ashtu që edhe ne të tregojmë për të mirat që na ka dhënë Allahu.
E ka urdhëruar që të falënderon për mirësitë madhështore:
– për mirësinë e pejgamberisë,
– për mirësinë e Kur’anit.
Edhe ne duhet të falënderojmë për mirësinë madhështore, të asaj se jemi umeti i Muhamedit a.s., vulës së pejgamberëve, i cili është mëshirë për gjithë njerëzimin.
Trego për të mirat e Allahut, siç ke qenë i varfër e të ka pasuruar dhe tregoji të mirat të cilat t’i ka dhënë Allahu.
Zoti i madhërishëm i ka thënë pejgamberit a.s:
Falëndero për të mirat e Allahut, siç ke qenë i varfër e të ka pasuruar, dhe tregoji të mirat të cilat t’i ka dhënë Allahu.
Edhe ju vëllezër të nderuar:
– Tregoni për të mirat e Allahut,
– Tregoni për të mirën e Islamit,
– Tregoni për të mirën e shëndetit,
– Tregoni për të mirat materiale.
Kjo, sepse nëse falënderoni Allahu ua shton të mirat. Nëse i tregoni mirësitë e Allahut, Allahu ua shton ato të mirat. Nëse angazhoheni për të treguar të mirën e Islamit, Allahu ua shton të mirat në këtë botë dhe në botën tjetër.
Zoti ynë:
– na pasuro,
– na forco në rrugë të drejtë,
– Na bëj të kënaqemi me të mirat tua në këtë botë dhe në botën tjetër.
–
Dr. Musli Vërbani