Dr. Musli Vërbani
–
Besimtarë të nderuar!
Muaji Ramazan është muaji vetëm i përmendur në Kur’an me emër të përveçëm, ku Zoti i Madhërishëm thotë:
“Muaji Ramazan është muaji në të cilin ka zbrit Kur’ani…” (Bekare, 185)
Kur Zoti i Madhërishëm e ka përmendë me emër muajin Ramazan, tregon për vlerën dhe rëndësinë e këtij muaji, andaj:
Gëzohuni me ardhjen e muajit Ramazan, i cili është muaj i pendimit.
Gëzohuni me ardhjen e muajit Ramazan, i cili është muaj i Lutjeve.
Gëzohuni me ardhjen e muajit Ramazan, i cili është muaj i Mirësive.
Gëzohuni me ardhjen e muajit Ramazan, i cili është muaj i shefaatit.
Gëzohuni me ardhjen e muajit Ramazan, i cili është muaj i Falënderimit.
Muslimanët e presin agjërimin të gëzuar, siç thotë Zoti i madhërishëm:
“Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (Junus, 58)
Muslimani ka dy gëzime:
– Kur vjen iftari dhe
– Kur të takohet me Zotin.
Besimtarë të nderuar!
Ramazani është muaj i ndryshimit.
Ramazani është muaj i reformimit.
Ramazani është muaj i reformave personale dhe shoqërore.
Ramazani është muaj i revolucionit fizik dhe shpirtëror.
Nëse Ramazani nuk të ndryshon, atëherë cili muaj do të ndryshon!?
Nëse Ramazani nuk e ndryshon shoqërinë atëherë cili muaj do ta ndryshonte shoqërinë!?
Muaji i Ramazanit është rast ideal për të ndryshuar të të folurit.
Muaji i Ramazanit është rast ideal i të menduarit.
Muaji i Ramazanit është shans e artë e ndryshimit për t’u argëtuar nga mëkatet.
Muaji i Ramazanit është shans e artë e për të edukuar veten në realizimin e premtimeve.
Muaji i Ramazanit është shans e artë për të edukuar veten në zbatimin e emaneteve.
Për të reformuar diçka duhet filluar nga vetvetja. Nëse ndryshon secili individ për të mirë, atëherë ndryshon edhe shoqëria për të mirë.
Të gjithë e ndalin ushqimin në të njëjtën kohë, të gjithë e fillojnë ushqimin në të njëjtën kohë.
Secili e ndjen ndjenjën e urisë së njëri-tjetrit.
Secili e ndjen ndjenjën e ushqimit të njëri-tjetrit.
Për të reformuar vetveten duhet filluar nga ndryshimi i shpirtit.
Kur të reformohet shpirti për të mirë, njeriu angazhohet me llojet e ndryshme të adhurimeve.
Kur të reformohet shpirti për të mirë, njeriu angazhohet me llojet e ndryshme të punëve të mira.
Fillo me zbatimin e urdhrave të Zotit në të gjitha çështjet.
Fillo udhëtimin në rrugën e drejtë të cilën e ka skicuar Zoti yt.
Fillo udhëtimin e drejtë, të cilën e ka programuar Krijuesi yt.
Krijuesi yt e di më mirë për veten tënde se vetja jote.
Zoti yt e di mirë për veten tënde se vetja jote.
Besimtarë të nderuar!
Muaji i ramazanit është muaji i hapjes së dyerve të xhenetit.
Muaji i Ramazanit është muaji i mbylljes së dyerve të xhehenemit.
Muaji i Ramazanit është muaji i adhurimit.
Muaji i Ramazanit është muaji i daves dhe këshillave.
Muaji i Ramazanit është muaji i sadakasë.
Muaji i Ramazanit është muaji i bamirësisë.
Ramazani është muaji i faljes së mëkateve.
Ramazani është muaji i mëshirës.
Ramazani është muaji i dhikrit.
Ramazani është muaji i fitoreve.
Ramazani është muaji i motivimit.
Ramazani është muaji i fitimit të dekoratave.
Ramazani është musafir të cilin e presin të vegjlit, të rriturit për çdo vit.
Ramazani është musafir të cilin e presin gratë dhe burrat, për çdo vit.
Ruajeni këtë musafir.
Nderojeni këtë musafir.
Respektojeni këtë musafir.
Të parët tanë 6 muaj luteshin që ta përjetojnë muajin e Ramazanit.
Pastaj 6 muaj luteshin që të pranohej agjërimi i tyre.
Besimtarë të nderuar!
Ramazanin ta presim me gjuhë të sinqertë dhe zemër të pastër.
Secili përgatitet për sezonin e muajit të Ramazanit.
Tregtarët përgatiten për profitin e tyre.
Pse nuk përgatitesh që të të hapet dera e xhenetit.
Pse nuk përgatitesh për mbylljen e dyerve të xhehenemit.
Secili përgatitet…
– Edhe Melekët përgatiten për të zbritur në tokë në muajin e Ramazanit, siç thotë Zoti i madhërishëm:
“Zbresin melekët dhe shpirti i shenjtë për çdo çështje”. (Kadr, 4)
– Edhe Xhibrili përgatitet, siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“Zbresin melekët dhe shpirti i shenjtë (Xhibrili) për çdo çështje”. (Kadr, 4)
Duhet të përgatitemi për garimin e veprave të mira, në vrapimin prej 30 metrave (ditëve), jo për garimin e 365 metrave. Kështu që gara e vrapimit duhet të jetë vrapi, i shpejtimit për vepra të mira dhe brenda kësaj distance të 30 metrave (ditëve) të mos pushohet fare ,për të mos e humbur kohën asnjë çast.
Përgatitja e parë e ramazanit është gëzimi.
Njerëzit gëzohen për arsye të llojllojshme:
Gëzohen për punësim.
Gëzohen për lindje të fëmijës.
Gëzohen për profit në tregti, etj.
Besimtarët gëzohen për adhurim dhe për vepra të mira dhe për stolisjen e besimit, siç thotë Zoti i Madhërishëm:
“All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja.” (Huxurat, 7)
Besimtarë të nderuar!
Në Ramazan, muslimani edukohet:
– Në faljen e namazeve në vetmi dhe me xhematë.
– Në leximin dhe në dëgjimin e Kur’anit.
– Në përmendjen e Zotit në vetmi dhe në bashkësi.
– Në pendimin nga veprat e kaluara.
– Për të kërkuar falje dhe istigfarë.
Në Ramazan, muslimani edukohet:
– Në ndalimin e gjuhës nga rrena.
– Në ndalimin e gjuhës nga Përgojimi.
– Në ndalimin e gjuhës nga Mallkimi.
– Në ndalimin e gjuhës nga ofendimet.
– Në ndalimin e gjuhës nga ngatërresat.
– Në mbylljen e veshëve për të mos dëgjuar të pamoralshmen.
– Në mbylljen e veshëve për të mos dëgjuar çka nuk lejohet të dëgjohet.
– Në mbylljen e syve për të mos dëgjuar çka nuk lejohet të dëgjohet.
– Në mbrojtjen e organeve të trupit.
Për të gjitha këto nevojitet durim.
Për të gjitha këto nevojitet guxim dhe angazhim maksimal.
Ramazani është muaji i durimit.
Në të mblidhen tri llojet e durimit:
1. Durimi i kryerjes së obligimeve.
2. Durimi në largimin e mëkateve.
3. Durimi ndaj kadereve të dhimbshme.
Nuk ka pushim, pos pas lodhjes dhe mundimit.
Nuk ka gëzim, pos pas hidhërimit.
Nuk ka kënaqësi pos pas durimit. Zoti i madhërishëm thotë:
“O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut”. (Ali Imran, 200)
Përfundim
Kush nuk e pastron zemrën në këtë muaj, atëherë në cilin muaj do ta pastronte!?
Kush nuk e siguron gjuhën në këtë muaj, atëherë në cilin muaj do ta pastronte!?
Kush nuk fiton ndaj vetes në këtë muaj, atëherë në cilin muaj do të fitonte!?
Me çka pritet ky muaj?
Ky muaj pritet me falënderim.
Ky muaj pritet me lavdërim.
Ky muaj pritet me gjuhë dhe me zemër të pastërt.
Ky muaj pritet me fjalë të mira. Andaj:
Le të agjërojnë zemrat tona para se të agjëron trupi ynë.
Çka thotë Zoti pas agjërimit të ditëve të caktuara?
Zoti i madhërishëm në botën tjetër u thotë banorëve të xhenetit:
“Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë”. (Hakkatu, 24)
Zoti ynë bëje që të ushqehemi me të mirat e xhenetit dhe të gëzohemi me takimin tënd në ditën e gjykimit.