Dr. Musli Vërbani
–
Në sheriatin Islam, prindi nuk përjashtohet nga trashëgimia prej fëmijëve, por trashëgon së bashku me ta, bile edhe nëse janë pesë fëmijë, babai merr pjesë të barabartë me ta.
Shemubll:
Nëse i vdekuri lë babain, dy djem dhe dy vajza.
Vendim
| 36 Pjesë | |||
| Babai | 1/6 | 6 Pjesë | Farz |
| Dy djem | 20 Pjesë | Teasibë | |
| Dy vajza | 10 Pjesë | Teasibë | |
Arsyetim
Babai trashëgon 1/6 (një të gjashtën), sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“…për prindërit, për secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri), nëse ka fëmijë…”. (En-Nisa, 11)
Dy djemtë dhe dy vajzat trashëgojnë pjesën tjetër teasibë në proporcionin: një hise vajzës, dy hise djalit.