Zoti i Madhërishëm thotë:
“Të devotshmit janë në kopshte e burime. Të kënaqur se kanë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës. Ata qenë të cilët pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate”. (Dharijat: 15-18).
Mirësi është të veprosh diçka më shumë se çka ka obliguar Allahu por prej llojit të obligimeve të Allahut.
Bamirësi i cili hyn brenda sferës së mirësisë është ai i cili e adhuron Allahun, sikurse e sheh, edhe pse nuk e sheh Allahun, Allahu Famëlartë i sheh të gjitha krijesat.
Ide e besimit është që të besosh atë sikurse e sheh atë i cili është i paparë para teje. Kjo e pamje është më bindëse se ajo që shihet me sy. Kjo sepse është shikimi i besimit dhe i shpirtit.
Përgjigjja e pejgamberit a.s. ndaj pyetjes së Xhibrilit për mirësinë: “Që të adhurosh Allahun sikurse e sheh, sepse nëse ti nuk e sheh Ai të sheh” është sqarim i idesë së besimit në zemrën e besimtarit.
Njeriu, kur të besoj, në çdo veprim çështjet duhet t’i sheh me syrin e besimit ashtu që, kur e lexon ajetin e xhenetit, i sheh banorët e xhenetit duke përjetuar kënaqësinë e xhenetit. Kur e lexon ajetin për banorët e Xhehenemit, i rrëqethet trupi, dhe thuaja se është duke i pa banorët e xhehenemit duke u dënuar.
Transmetohet nga Harith bin Malik Ensariju se ishte duke kaluar pranë pejgamberit a.s. dhe pejgamberi a.s. e ka pyetur: O Harith, si u zgjove?
Ai i thotë: Besimtar në kuptimin e plotë të fjalës.
I thotë: Kujdes çka thua. Çdo gjë e ka të vërtetën e vet. Cila është e vërteta e besimit tënd?
Ai i thotë: “Kam hequr dorë nga kjo botë, e gjallëroj natën me adhurim, ditën me pak ushqim, dhe më duket sikurse e shoh arshin e Zotit tim para meje, dhe më duket sikurse banorët e xhenetit e vizitojnë njëri-tjetrin dhe më duket sikurse i shoh banorët e xhehenemit duke u përvëluar dhe duke bërtitur në të”.
Pejgamberi a.s. i thotë: O Harith, e ke kuptuar, përmbaju!. E ke kuptuar, përmbaju!. E ke kuptuar, përmbaju!.
Këtë shembull e kemi edhe te Hudhejfe r.a. kur e ka pyetur pejgamberi a.s.: Si u zgjove?
Pra, e ka pyetur: Si është çështja e besimit tënd?
Hudhejfe i thotë: O i dërguar i Allahut. Kam hequr dorë nga kjo botë, për mua janë të njëjta si ari si dheu. Dhe më duket sikurse i shoh banorët e xhenetit duke përjetuar kënaqësi në xhenet, dhe banorët e xhehenemit duke u dënuar në të.
Pra, ari ka të njëjtën vlerë me dheun. Njeriu i mirë e di se gjithmonë është në takim me Allahun. Për këtë arsye e përgatit programin për veten e tij, ashtu që e di se në çdo çast e sheh Allahu. Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ai është me ju, kudo që të jeni? Allahu sheh se ç‘veproni” (Hadidë: 4).
Ai e mendon që do të jetë nën mbikëqyrjen e Zotit në çdo çast, dhe i vjen turp të bëjë mëkate.
Si është e mundur të bëjë mëkate kur është i bindur se Allahu e sheh. Ti nuk tenton të bësh mëkat para njeriut i cili është i barabartë me ty, e të mos flasim para Allahut.
Ne e dimë se në Islam, adhurim i mirë dhe i traditës së mirë është leximi i Kur’anit gjatë natës dhe namazi natës. Këto janë brenda kornizës së veprimeve të besimit, me të cilat njeriu rreshtohet në radhët e mirësisë.
Ne e dimë se ndonjë besimtar lexon Kur’an gjatë natës, ndërsa një besimtar tjetër lexon Kur’an në një kohë tjetër. Dhe kjo i bie sikurse besimtarët gjatë gjithë natës lexojnë Kur’an.
Ai i cili hyn me mirësi para Zotit, ai nuk e falë vetëm një kohë, por një të tretën e natës, mirëpo nëse falet natën, ky është argument se e përsërit namazin, dhe ka falë namaz më shumë se sa e ka pasur për obligim.
Përderisa shton namaze, nga obligimet e kërkuara, atij nuk i mjafton vetëm leximi i Kur’anit, por dëshiron të hyjë në sferën e qëndrimit të mirësisë. Pra, ai e parasheh që të qëndrojë me Zotin më shumë se sa e ka pasur për obligim sikurse të ketë thënë në veten e tij: Zoti im, ti më ke obliguar me pesë kohë të namazit, por, ti o Zoti im meriton edhe më shumë.
Kuptimi i mirësisë është ai i cili beson në Zotin e tij dhe e adhuron Allahun më shumë se sa janë të parapara obligimet:
– E adhuron Allahun duke falur pesë kohët e namazit, e i shton edhe më shumë, si f.v: I falë 2 rekate shtesë.
– Ne e adhurojmë Allahun duke agjëruar një muaj në vit, por ka prej neve të cilët agjërojnë për çdo muaj ditë të caktuara.
– Ne e adhurojmë Allahun duke kryer një haxh gjatë jetës, por ka nga ne të cilët e kryejnë më shumë se një haxh.
Njeriu kur të dëshirojë të hyjë në sferën e mirësisë, atëherë dera e asaj sfere është të kryej adhurime nga lloji i adhurimeve të Zotit.
Njeriu nuk shpik, apo nuk propozon adhurim me të cilin adhuron Allahu, por shton atë çka ka obliguar Allahu. Ky është sqarimi i thuktë me të cilën kuptohet mirësia. Ashtu që nga pasuria e tyre kanë të drejtën, të varfrit dhe lypësit. Këtu nuk është shumë e caktuar sa të jepet. Kjo ngase në këtë rast mirësia ngritet nga niveli i besimit.
P.sh.: Sa i përket zekatit, niveli i besimit është siç e ka përmendur Zoti i Madhërishëm:
“Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.” (Mearixh: 24-26).
Njeriu në bazë të besimit, e ka të caktuar që nga pasuria e tij ta jep limitin e zekatit, ose pak më shumë, mirëpo niveli i mirësisë nuk e cakton shumën e dhënies nga pasuria.
Shembull tjetër: Zoti e ka obliguar muslimanin me namaz. Dhe ia ka bë të ditur se është i lirë pas namazit të Jacisë, dhe se ka të drejtë të pushojë deri në mëngjes. Kur e dëgjon ezanin e sabahut, zgjohet dhe e falë namazin e sabahut. Mirëpo bamirësi dëshiron ta ngritë besimin e tij, dhe shton namaze gjatë natës. Zoti i Lartmadhërishëm na tregon për cilësitë e bamirësve.
“Dhe gjatë natës ata kërkojnë falje.” (Dharijatë: 18).
A mos i ka urdhëruar Zoti krijesat që gjatë natës të kërkojnë falje.
(Përgjigjja) Jo! Pejgamberi a.s., i është përgjigjur njeriut i cili e ka pyetur për obligimet bazë të cilat kërkohen prej tij? Ia ka përmendur: Shtyllat e Islamit, e prej tyre, faljen e pesë kohëve të namazit. Njeriu i thotë: Për Zotin, as nuk lë mangët, as nuk shtoj.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ka shpëtuar, nëse e thotë (dhe e vepron) të vërtetën”.
Me këtë, beduini hyn në radhët e të shpëtuarve.
Kështu pra, ai i cili shton më shumë, Allahu e vendosë në radhët e bamirësve. Mirësi është të veprosh më shumë se sa të ka obliguar Allahu, duke e ndjerë se të sheh, edhe nëse nuk e sheh, Ai të sheh. Pajtohesh me obligimin dhe shton më shumë se sa je i obliguar.
Për këtë arsye, në lutjet dhe lavdfalënderimet për Allahun, njerëzit e mirë thoshin: Zoti im, frikësohem se mos më shpërblen për adhurimin, ngase unë të lavdfalënderoj, nga shkaku se kam ndjenjë për të. Pra, është bë ndjenjë e shpirtit tim. Ai frikësohet se mos po e humb ëmbëlsirën e adhurimit dhe të angazhimit dhe thotë: “Zoti im, kam arritur në pozitën të cilën e dua, dhe duhet që ta ndalim të mos bëhet ndjenjë e jona, mirëpo është bë ndjenjë, e çka të veprojë!?”.
Kështu pra, ky njeri ka arritur pozitën e bamirësisë, e ka qetësuar shpirtin e tij, është kënaqur me të, dhe ndjenjat e tij janë bë ajo çka e ka urdhëruar Allahut dhe është i kënaqur me të.
Për këtë arsye, duhet ta kuptojmë se Zoti i Madhërishëm kur flet për të devotshmit ka thënë:
“Pa dyshim se të devotshmit janë në xhenete ku ka liqene. “Duke shijuar atë që u ka dhënë atyre Zoti i tyre. Ata para kësaj kanë qenë bamirës.” (Dhurijatë: 15-16).
Pse o Zot janë bamirës?
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ata qenë të cilët pak flinin natën.” (Darijat: 17)
A më ka urdhëruar Allahu, që të qëndrojë zgjuar gjatë gjithë natës, përpos një pjese të natës të flejë?
Përgjigjja:
Jo, detyrë është për njeriun, që në fillim të natës të falë jacinë, dhe të flejë deri në mëngjese, mirëpo nëse besimtari angazhohet me adhurim dhe i shtohet besimi në zemër dhe në trup, dhe njeriu kryen adhurime për t’u afruar tek Allahu, Zoti nuk e kthen prapë atë angazhim të robit të Tij, përkundrazi e pranon dhe e ngritë në pozitën e bamirësisë.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Secili e ka pozitën e vet për të cilën ka vepruar, Zoti nuk është indiferent nga ajo që kanë punuar.” (En’am: 132).
Veprat dallohen. Edhe pse nga aspekti i jashtëm mund të jenë unikate, por dallohen nga veprimi i shumtë i një vepre, ose të përfitimit prej sinqeritetit të asaj vepre, ose të veprimit të asaj vepre, dhe të kryerësit të asaj vepre. Ndonjëri është i sinqertë me gjithë angazhimin e tij; ndonjë tjetër është i sinqertë me gjysmën e angazhimit të tij. Çështjet e sinqeritetit nuk i përcakton forma apo rregullat njerëzore, por i përcakton Zoti Famëlartë. Për këtë arsye, Muhamedi a.s. duke sqaruar nga Zoti i Madhërishëm për çështjen e sinqeritetit, në hadithin kudsij, thotë: “Sinqeriteti është sekret i sekreteve të Mia, e vendosi në zemrën e njerëzve të cilët i dua.”
Kështu pra, parametrat e sinqeritetit nuk i di askush përpos Zotit të Madhërishëm, dhe në bazë të sinqeritetit parashihen gradat (pozitat). Gradat (pozitat) caktohen në bazë të asaj se sa njeriu shton adhurimin nga llojet e obligimeve të cilat i ka bë obligim Allahu Famëlartë.
Ai i cili mjaftohet me kryerjen e obligimeve ndaj Allahut, Allahu e shpërblen për sinqeritetin e tij, për ato obligimeve të cilat i ka kryer. Ai i cili shton më shumë se çka ka obliguar Allahu nga i njëjti lloj i obligimeve ai ka sukses edhe më të madh.
Kështu pra, disa njerëz, nëpërmjet respektit ndaj Allahut realizon (përfiton) nderin prej Allahut. Troket në derën e Zotit, i hapet dera.
Ndonjëherë tjetër, një njeri, në rend të parë e arrin nderin prej Allahut, e pastaj në rend të dytë arrin në respekt ndaj Tij.
Të marrim një shembull edhe pse Allahu është shembulli më i miri: Ti je një njeri sikurse njerëzit tjerë. Ndonjëherë një njeri troket në derën tënde i cili kërkon ndonjë kafshatë buke, apo lëmoshë. Ndonjë njeri tjetër, dëshiron që t’i japësh pa kërkuar nga ti. Kur t’i japësh, të nderon për shkak të mirësisë ndaj tij.
E, si është çështja kur Zoti u jep njerëzve. Kështu pra, ndonjëri, nga nderi i Allahut, arrin te respekti ndaj Zotit e arrin nderin dhe respektin prej Zotit.
Njeriu, kur arrin në afërsi me Zotin, atëherë Allahu Famëlartë dëshiron që të jemi të ndërlidhur me Allahun. Kjo ndërlidhje realizohet me faljen e pesë kohëve ditore të namazit, e pastaj e ka lënë derën e hapur për vepra vullnetare. Që në momentin kur je para Allahut, shfrytëzoje atë mundësi. Ndonjëri prej robërve të Allahut mendon se vetëm kryerja e obligimeve nuk mjafton për të arritur dashurinë e Allahut të Madhërishëm, atëherë prej llojit të obligimeve shton veprim vullnetar të atij lloji të obligimit, dhe përpos pesë kohëve të namazit, i shton edhe dhjetë tjera, ose agjëron ditët e të hënave dhe të enjteve javore, përpos agjërimit të muajit të Ramazanit, ose agjëron një muaj apo dy muaj përpos muajit të Ramazanit.
Njeriu nuk mund të arrij sukses më të madh, vetëm se kur të arrin pozitë më të lartë.
Shtesa bëhet në atë çka Allahu e ka bë obligim dhe nga lloji që e ka bë obligim dhe atë në dy çështje.
E para: Zoti ka shpreh mëshirën ndaj robit, ngase e ka obliguar më pak se sa e meriton.
E dyta: Adhurimet vullnetare e lehtësojnë dhe e qetësojnë njeriun.
A nuk ka thënë pejgamberi a.s.: “O Bilall na qetëso me (thirrje të ezanit) namaz”.
Zoti Famëlartë në hadithë Kudsij thotë: “Robi afrohet tek unë duke dashur dhe duke i kryer obligimet ndaj Meje. Pastaj robi më afrohet duke kryer adhurime vullnetare deri sa ta Dua. Atëherë kur e Dua, bëhem dëgjim i tij me të cilin dëgjon, shikimi i tij me të cilën punon, këmba e tij me të cilën ecë. Nëse kërkon diçka i jap, nëse kërkon siguri dhe mbrojtje e siguroj”.
Zoti Famëlartë, përgjegjësinë e afrimit me Allahun e ka lënë në kompetencën e njeriut. Ia ka dorëzuar besimtarit çelësin e afrimit me Allahun. Nga njerëzit ai i cili i përmbahet programit të afrimit të Allahut më shumë, afrohet me Allahun më shumë.
Ky është argument se obligimet ndaj Allahut janë të pakta për të arritur dashurinë e Allahut, dhe se Allahu e meriton më shumë. Ky është koncepti se njeriu ka hyrë në pozitën ku është dashuria me Allahun. Ne, kur të arrijmë në pozitën e dashurisë dhe mirësisë tek Allahu dhe falim namaz gjatë natës, do të shihemi në qiell, dhe nuk na ndanë asgjë nga qielli, shohim dhe vërejmë se drita e yjeve shndritë në qiellin e tokës, dhe banorët e qiellit shikojnë në tokë dhe shohin ashtu siç i shohim yjet të cilët shndrisin në tokë, pyesin për ta, dhe marrin përgjigje si në vijim:
Ato janë shtëpi, banorët e të cilave falin namaz nate dhe të cilët janë në sexhde. Çdo shtëpi në të cilën falet namazi i natës shndrit në qiell si yje për banorët e qiellit.
Shkëputur nga libri i Shejhut Muhamed Mutevel-li Sharavijut: “Histori të Sehabeve dhe njerëzve të mirë”
Përkthyer nga Dr. Musli Vërbani