Me shkas… për muajin Shaban

Dr. Musli Vërbani

Cilat janë specifikat e muajit Shaban?

Specifikat e muajit Shaban janë tri:

– E para: Në këtë muaj është nda Hëna në dysh për të argumentuar pejgamberinë e Muhamedit a.s. para idhujtarëve.

– E Dyta: Në këtë muaj është bë ndërrimi i Kibles në namaz nga Mexhidi Aksaja në Jerusalem në drejtim të Qabës në Meke.

– E treta: Përpos muajit Ramazan të cilin pejgamberi a.s. e ka agjëruar në  tërësi, në këtë muaj pejgamberi a.s. ka agjëruar më së shumti agjërim vullnetar, me arsyetimin se në këtë muaj (respektivisht në ditën e 15 të këtij muaji) regjistrat e veprave të njeriut nga toka ngrihen dhe  dorëzohen në qiell.

Lini një koment