Dr. Musli Vërbani
–
Në sheriatin Islam trashëgimtarët ndahen në:
- Trashëgimtarë vetëm farz;
- Trashëgimtarë teasibë;
- Trashëgimtarë edhe farz edhe teasibë.
Trashëgimtarët vetëm farz
Në këtë lloj trashëgimie kanë të drejt:
- Nëna,
- gjyshja,
- burri,
- gruaja,
- vëllai i nënës,
- motra prej nëne.
Trashëgimtarët Teasibë
Trashëgimtarët Teasibë janë:
- Djali,
- djali i djalit,
- vëllai i vërtetë,
- babai,
- axha,
- djali i vëllait,
- djali i axhës,
- robi,
- robëresha.
Kategoritë e trashëgimtarëve
Kategoritë e trashëgimtarëve janë:
- Trashëgimtarët farz,
- Trashëgimtarët asaba,
- Trashëgimtarët rimarrës,
- Trashëgimtarët farefisnorë.
Trashëgimtarët për nga gjinia
Për nga gjinia trashëgimtarët ndahen në:
- Trashëgimtarë të gjinisë mashkullore dhe
- Trashëgimtarë të gjinisë femërore
Trashëgimtarët nga gjinia mashkullore janë:
- Djali,
- djali i djalit,
- babai,
- gjyshërit,
- vëllai i vërtetë,
- vëllai prej babait,
- vëllai prej nënë,
- djali i vëllait të vërtetë,
- djali i vëllait prej babait,
- axha i vërtetë (vëllai i babait prej nënës dhe prej babait),
- axha prej babait (vëllai i babait vetëm prej babait),
- djali i axhës së vërtetë,
- djali i axhës prej babait,
- burri,
- i liruari prej robërie.
Trashëgimtarët e gjinisë femërore
Trashëgimtaret nga gjinia femërore janë dhjetë:
- Vajza,
- nëna,
- mbesa (vajza e djalit),
- gjyshet e vërteta (nëna e nënës),
- gjyshet e vërteta (nëna e babait),
- motra,
- motra prej babait,
- motra prej nënës,
- gruaja,
- e liruara (nga robëria)