Dr. Musli Vërbani
–
Babai është trashëgimtar i detyrueshëm.
Babai gjithmonë trashëgon.
Babai nuk mund të mbulohet tërësisht asnjëherë, edhe pse mund të mbulohet pjesërisht.
Babai mund të trashëgojë:
- formën farz,
- formën teasibë,
- formën farz dhe teasibë.
Babai mbulon:
- gjyshin,
- gjyshen,
- vëllain,
- motrën.
Babai me nënën ndonjëherë trashëgojnë pjesë të barabarta, e ndonjëherë babai trashëgon dyfishin e nënës.
Babai trashëgon në tri mënyra:
| 1 | 2 | 3 | |||
| 1/6 Farz | Teasibë | 1/6 Farz dhe Teasibë |
Mënyra e parë – Trashëgimia farz
Babai trashëgon 1/6 (një të gjashtën) nëse plotësohet një kusht:
1. Nëse i vdekuri lë pas vetes fëmijë meshkuj dhe fëmijë meshkuj të djalit, e kështu me radhë.
Shembull:
Nëse i vdekuri lë pas vetes babain dhe djalin.
Vendim
| 6 pjesë | |||
| Babai | 1/6 | 1 pjesë | Farz |
| Djali | 5/6 | 6 pjesë | Teasibë |
Arsyetim
Babai ka trashëguar 1/6 (një të gjashtën), sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“…për prindërit, për secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë…”.
(En-Nisa,11)
Djali ka trashëguar 5/6 (pesë të gjashtat), sepse është trashëgimtar asaba, e në këtë rast kanë mbetur 5/6 (pesë të gjashtat). Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:
“Farzmarrësëve jepjuani pjesën farz (të përcakzuar), e çka të mbetet jepjani mashkullit burrë”
Shembull tjetër:
Nëse i vdekuri lë pas vetes babain, djalin dhe vajzën.
Vendim
| 36 Pjesë | |||
| Babai | 1/6 | 6 Pjesë | Farz |
| Djali | 20 Pjesë | Teasibë | |
| Vajza | 10 Pjesë | Teasibë | |
Arsyetim
Babai ka trashëguar një 1/6 (të gjashtën), sepse i vdekuri ka fëmijë. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“… për prindërit, për secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë…”. (En-Nisa, 11)
Djali dhe vajza kanë trashëguar pjesën teasibë 5/6 (pesë te gjashtat), në proporcionin: një hise vajzës, dy hise djalit. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“All-llahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra…”. (En-Nisa, 11)
Shembull tjetër:
Nëse i vdekuri lë pas vetes babain dhe pesë djem.
Vendim
| 6 Pjesë | |||
| Babai | 1/6 | 1 pjesë | Farz |
| 5 Djemtë | 5/6 | 5 pjesë | Teasibë |
Arsyetim
Babai ka trashëguar 1/6 (një të gjashtën), sepse i vdekuri ka fëmijë. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“… për prindërit, për secilin nga ata, u takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri), nëse ka fëmijë…”. (En-Nisa, 11)
Pesë djemtë kanë trashëguar pjesën teasibë 5/6 (pesë të gjashtat), që do të thotë: secili prej tyre merr 1/6 (një të gjashtën). Në këtë rast edhe babai, edhe djemtë kanë trashëguar pjesë të barabarta.
Mënyra e dytë – Forma teasibë
Pasi që të ndahet pjesa farz e trashëgimisë, babai trashëgon pjesën teasibë, nëse plotësohet një kusht:
1. Nëse i vdekuri nuk ka lënë pas vetes pasardhës.
Shembull:
Nëse i vdekuri lë pas vetes gruan dhe babanë.
Vendim
| 4 pjesë | |||
| Gruaja | 1/4 | 1 pesë | Farz |
| Babai | 3/4 | 3 pjesë | Teasibë |
Arsyetim
Gruaja trashëgon pjesën farz ¼ (një të katërtën), sepse i vdekuri nuk ka fëmijë. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
Atyre (grave) u takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë…”. (En-Nisa,12)
Baba ka trashëguar ¾ (tri të katërtat) formën teasibë, sepse Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:
“Jepjuani pjesën farz atyre që e kanë këtë të drejtë dhe për pjesën tjetër shtesë (të mbetur) ka përparësi mashkulli.”
Shembull tjetër:
Nëse i vdekura lë pas vetes burrin dhe babain.
Vendim
| 2 pjesë | |||
| Burri | 1/2 | 1 pjesë | Farz |
| Babai | 1/2 | 1 pjesë | Teasibë |
Arsyetim
Burri trashëgon ½ (një të dytën), sepse e vdekura nuk ka fëmijë. Zoti Lartmadhëruar ka thënë:
“Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë…”. (En-Nisa, 12)
Babai ka trashëguar ½ (një të dytën) pjesë teasibë. Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:
“Jepjuani pjesën farz atyre që e kanë këtë të drejtë dhe për pjesën tjetër shtesë (të mbetur) ka përparësi mashkulli.”
Duhet ditur se trashëgimtari i afërsisë së gjakut është më i fuqishëm se trashëgimtari i shkakut.
Mënyra e tretë – Trashëgimia farz dhe teasibë së bashku
Babai trashëgon 1/6 (një të gjashtën) pjesë farz, por edhe pjesën tjetër shtesë (teasibë).
Këtë mënyrë të trashëgimisë babai e trashëgon, nëse plotësohet një kusht:
- Kur me të trashëgon gjinia femërore, pra vajza e të vdekurit (ose vajza e djalit).
Shembull:
Nëse i vdekuri lë pas vetes babain dhe vajzën.
Vendim
| 2 Pjesë | |||
| Babai | 1/2 | 1 Pjesë | Farz +Teasibë |
| Vajza | 1/2 | 1 Pjesë | Farz |
Arsyetim
Vajza ka trashëguar pjesën farz ½ (një të dytën), sepse është e vetme. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“… nëse është një femër, asaj i takon gjysma…”. (En-Nisa, 11)
Babai ka trashëguar 1/6 (një të gjashtën) pjesë farz dhe pjesën tjetër teasibë, që së bashku bëhet ½ (një e dyta).
Përfundim: Vajza me babain trashëgojnë në mënyrë të barabartë në këso rasti.Argument për këtë është ajeti kur’anor:
“…nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, ju takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri), nëse ka fëmijë…”. (En-Nisa, 11)
Ajeti tregon se babait i takon vetëm 1/6 (një e gjashta) nëse i vdekuri lë pasardhës, pra djem dhe vajza. Por, nëse fëmija i të vdekurit është femër (vajzë), atëherë babai e merr 1/6 (një të gjashtën) pjesë farz dhe pjesën tjetër shtesë (teasibë), pra plus 2/6 (dy të gjashtat). Kjo do të thotë një pjesë farz dhe një pjesë teasibë, sepse babai ka përparësi si trashëgimtar mashkull. Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:
“Jepjuani pjesën farz atyre që e kanë këtë të drejtë dhe për pjesën tjetër shtesë (të mbetur) ka përparësi mashkulli.