Dr. Musli Vërbani
–
Tema e hutbes së sotme e mban titullin Kurbani.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“Ai ju dha gjithë atë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat nuk do të mundeni.” (Ibrahimë, 34).
Nga të gjitha mirësitë të cilat na ka dhënë Allahu është se:
– Na e ka lejuar prerjen e kafshëve.
– Na ka mundësuar t’i shfrytëzojmë për çështje dhe nevoja tjera.
– Na e ka mundësuar të pimë qumështin prej tyre.
-Na e ka mundësuar t’i konsumojmë produktet e qumështit.
– Na e ka mundësuar të hamë mishin e tyre.
Vëllezër të nderuar!
Blegtoria është e rëndësishme për jetën e njeriut. Në çdo supermarket ekziston:
– Këndi i mishit dhe produkteve të mishit dhe
– Këndi i qumështit dhe produkteve të qumështit.
Bagëtia është pjesë përbërëse e jetës së njeriut. Kjo mirësi, që bagëtia t’i nënshtrohet njeriut është mirësi e Allahut. Duhet shpreh falënderim dhe Lavdërim ndaj Zotit për mirësitë prej Tij. Për këtë arsye, kur të theret Kurbani thuhet:
Në emër të Allahut
Allahu është më i Madhi,
Zoti im, prej teje dhe për ty.
Allahu i Madhërishëm thotë:
“Bagëtinë dhe sakrifikimin e tyre e kemi bërë për ju si një nga simbolet dhe rregullat e ligjeve të Allahut, dhe ju keni dobi nga ato (Bagëtia). Prandaj,
– Përmendeni emrin e Allahut mbi ato, ndërsa i radhisni në këmbë për t’i therur.
– Dhe kur të rrëzohet trupi i tyre theren, hani prej mishit të) tyre dhe
– Ushqeni edhe atë që lyp (të varfrin dhe nevojtarin),
– (Ushqeni) edhe atë që nuk lyp (të pasurin).
Kështu pra, Ne i kemi vënë ato (bagëtinë) në shërbimin tuaj, që ju të jeni falenderues.” (Haxh, 36)
Andaj:
– Ta falënderojmë Zotin me fjalë dhe me vepra ngase Zoti i madhërishëm ka thënë:
“U janë (lejuar t’i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen.” (Maide, 1)
Andaj:
– Ta falënderojmë Zotin me fjalë dhe me vepra, ngase Zoti i madhërishëm ka thënë:
“(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara dhe për atë që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfrin.”(Haxh: 28-30)
Andaj:
– Ta falënderojmë Zotin me fjalë dhe me vepra, ngase Zoti i madhërishëm ka thënë:
“Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira. Fale namazin dhe preje kurban për hir të Zotit tënd!”(Kevther, 1-2).
Andaj:
-Ta falënderojmë Zotin me fjalë dhe me vepra, ngase Zoti i madhërishëm ka thënë:
“Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve.!”(Enam, 162).
Zoti i Madhërishëm ka thënë:
“Nëse falënderoni, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!”(Ibrahimë, 7)
Andaj:
– Ta falënderojmë Zotin me fjalë dhe me vepra, ngase Zoti i madhërishëm ka thënë:
“A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët që i kanë. Dhe ua bëmë ato që t’u binden atyre, e disave prej tyre u hipnin, ndërsa prej disave ushqehen.”(Jasin, 71)
Vëllezër të nderuar!
Kurbani ka qenë traditë e popujve para nesh!
Kurbani është sunet i Ibrahimit a.s. E dimë rastin me të birin e tij Ismailin a.s. Zoti i Madhërishëm thotë:
“Dhe kur arriti ai (djali) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në punë, ai (Ibrahimi) tha: “O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?” Ai tha: “O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do Allahu, prej të durueshmëve!”
E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në ballë).
Ne e thirrëm atë: “O Ibrahim!”Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!”(Saffat, 100-107)
Xhibrili e ka sjell dashin nga xhenneti.
Zoti i Madhërishëm thotë:
“te Allahu nuk arrin as mishi as gjaku i tyre, por te Ai arrin vepra e devotshmërisë suaj.” (Haxh, 37)
Vëllezër të nderuar!
– Kurbani prehet:
Për t’u bë njeriu i devotshëm dhe për të edukuar veten e tij për sakrificën e kohës,
– Kurbani prehet:
Për t’u bë njeriu i devotshëm dhe për të edukuar veten e tij për sakrificën e mundit.
– Kurbani prehet:
Për t’u bë njeriu i devotshëm dhe për të edukuar veten e tij për sakrificën e të mirave materiale për të mirën e njeriut.
Për këtë arsye Allahu i Madhërishëm thotë:
“Tek Allahu nuk shkon as mishi, as gjaku i tyre (Kurbaneve), por
Tek Allahu arrin devotshmëria e juaj. Kështu,
Ai i ka vënë ato (Bagëtinë) në shërbimin tuaj, që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe përgëzoi vepërmirë.”(Haxh, 37).
Përfundim
Nijeti i Kurbanit bëhet si në vijim:
“Vexhehtu vexhhije lil-ledhi feteras-semavati vel-erda ve ma ene minel mushrikinë.
Inne salatij ve nusukij ve mehjaje vel memati lil-lahi rabbil alemijne.
La sherike lehu ve bidhalike umirtu ve ene evvelul muslimine.
Bismilahi, Allahumme minke ve leke an-nij ve ehli Muhamedn ve umetihi”.
Në gjuhën shqipe do të thotë:
“Fytyrën (personalitetin-autoritetin) tim e kam orientuar dhe drejtuar te Ai, i Cili i ka krijuar qiejt dhe tokën, e unë assesi nuk jam prej idhujtarëve.
Nuk ka dyshim se namazi im, kurbani (dhe adhurimi im), poashtu e tërë jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Krijues të gjithë botëve.
Atij, nuk lejohet t’i bëhet idhujtari, e për këtë jam i urdhëruar dhe unë jam prej të parëve i cili dorëzohem dhe jam musliman.
Bismilah, O Zoti im, prej Teje dhe për Ty, këtë kurban e theri për veten time, për familjen e Muhamedt dhe për umetin e tij”.
Vetëm prerja e Kurbanit është vaxhib ndërsa, shpërndarja e mishit të Kurbanit nuk është vaxhib.
Më së miri është që i gjithë kurbani të shpërndahet, por Lejohet që edhe i tërë mishi të mbahet për vete dhe familjen.
Te rasti i sadekatul fitrit: Edhe i varfëri e jep sadekatul fitrin. Edhe i pasuri e jep sadekatul fitrin.
Te rasti i Kurbanit: I pasuri merr pjesë nga Kurbani i tij. I varfëri (por edhe i pasuri) mund të ndalë tërë mishin e Kurbanit për veten e tij sepse prerja është vaxhib, ndërsa shpërndarja nuk është vaxhib (obligative), por është e parapëlqyer, me një fjalë nuk duhet të krijohet përshtypja se është vaxhib (obligative) shpërndarja e mishit të Kurbanit.
Është e parapëlqyer që mishi i Kurbanit të ndahet në tri pjesë:
– Një pjesë t’u ndahet të varfërve,
-Një pjesë t’u ndahet të afërmve dhe fqinjëve,
-Një pjesë të ndahet për familjen e tij.
Zoti ynë të lutem na e mundëso:
– Suksesin e të udhëzuarve;
– Veprimin e të sinqertëve;
– Vendosmërinë e durimtarëve dhe
– Seriozitetin e të devotshmëve.
Derisa të arrij nivelin dhe gradën e afrimit te Ti.