SI DUHET VEPRUAR ME PASURINË E TË VDEKURIT

Dr. Musli Vërbani

Pasi të vdes njeriu dhe ka lënë pas vete pasuri, atëherë duhet vepruar kështu:

  1. Nga pasuria e të vdekurit kryhen shpenzimet e varrimit të tij, pra për të gjitha procedurat.
  • Nga pasuria e të vdekurit paguhet borxhi i tij, nëse ndokujt i ka pasur borxh.  
  • I paguhen borxhet e tjera, siç janë: borxhet ndaj Allahut – pra, borxhi i dhënies së  zekatit apo i kryerjes së haxhit.
  • I zbatohet testamenti, por testamenti i zbatohet vetëm në një të tretën e pasurisë e më pak. Ndërsa, nëse ka lënë testament më shumë se një e treta e pasurisë, atëherë testamenti i zbritet vetëm në një të tretën e pasurisë, dhe ajo zbatohet vetëm në një të treten.
  • Pas plotësimit të katër procedurave të mëparshme fillon procedura e trashëgimisë.

Lini një koment