BETEJA MË E MADHE NË HISTORINË E NJERËZIMIT

Dr. Musli Vërbani

Në cilin kontinent ka ndodhë beteja më e madhe në historisë njerëzore?

Në cilin shtet ka ndodhë beteja më e madhe në historisë njerëzore?

Në cilin vend?

Në cilën kohë?

Në cilin vit?

Në cilën dekadë?

Në cilin shekull?

Beteja kryesore nga të gjitha betejat është beteja nën hapësirën qiellore dhe mbi sipërfaqen e tokës. Pra, fushëbeteja është nënhapësira qiellore me mbi sipërfaqen e tokës.

Beteja kryesore nga të gjitha betejat është beteja në të gjithë shekujt dhe në të gjitha epokat e historisë njerëzore.

Cila është ajo betejë?

Ajo betejë është beteja e të gjitha kohëve dhe e të gjitha vendeve.

Ajo betejë është beteja e të mirës ndaj të keqes.

Ajo betejë është beteja e të drejtës ndaj të padrejtës.

Për çka bëhet ajo betejë!?

Kush e fiton atë betejë!?

Kush përfiton nga ajo betejë!?

Çka ndodhë gjatë asaj beteje!?

Gjatë asaj beteje:

– Disa durojnë deri në fund.

– Disa përballojnë,  pastaj thonë do të vazhdojmë më vonë.

– Disa  rezistojnë dhe pastaj thonë do të vazhdojmë më vonë.

– Disa dorëzohen që nga fillimi.

Secili përballon ose dorëzohet në bazë të forcës së besimit.

Secili përballon ose dorëzohet në bazë asaj se sa është parimor.

Andaj,

Bëhu parimor dhe i fortë në besim.

Për çfarë qëllimi bëhet ajo betejë?

Këtë e tregon ajeti kur’anor:

“Të cilët pengojnë nga rruga e All-llahut dhe përpiqen atë ta devijojnë dhe ta shtrembërojnë”. (Hudë,19)

Dëshirojnë të devijojnë nga e vërteta dhe e drejta.

Dëshirojnë ta shtrembërojnë të drejtën.

Dëshirojnë ta devijojnë rrugën e Zotit, të cilën rrugë e ka parapa të mos e devijojnë.

Secili nëpërmjet asaj rruge shkon te Zoti i tij.

Secili nëpërmjet asaj rruge shkon te Krijuesi i tij.

Secili nëpërmjet asaj rruge shkon te Furnizuesi i tij.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“All-llahu dëshiron t’ua pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeni në tërësi (nga rruga e drejtë).” (Nisa,27)

Ajo betejë është betejë në mes të vërtetës dhe të pavërtetës.

Ajo betejë është betejë në mes të origjinales dhe falsifikatores.

Andaj,

Mësoje betejën e tokës.

Mësoji pikat e dobëta në atë betejë.

Shëroji defektet e asaj beteje.

Mbyllja rrugët shejtanit.

Cilat janë përfitimet nga ajo betejë?

Cilat janë përfitimet e asaj beteje?

Përfitimet e asaj beteje janë siç thotë Zoti i Madhërishëm:

“Për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim”. (Sexhde, 17).

Durim, Durim dhe vetëm Durim,

Vetëm se duhet ditur se durimi është dy llojesh:

Durimi “nga” dhe

Durimi “për”.

Durimi “nga” është durimi nga faktorët e jashtëm siç janë: vështirësitë; vuajtjet; fatkeqësitë, e kështu me radhë.

Durimi “për” është durimi në vetvete në kryerjen e obligimeve të vetvetes, siç janë: durimi për faljen e namazit dhe durimi për agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit,  e kështu me radhë.

Lini një koment