39. KARUNI

Dr. Musli Vërbani

Sot do të flasim për një personazh specifik.

Karuni simbolizon biznismenin e të gjitha kohëve.

Karuni është shembull tipik i një pasaniku.

Karuni ka qenë prej popullit të Musait a.s.

Ai ka qenë edhe prej familjes së Musait a.s.

Ai e dinte Tevratin përmendësh.

Kur e këndonte Tevratin e këndonte me zë të bukur.

Vëllezër të nderuar!

Kur të vdes njeriu, e godasin dy fatkeqësi:

E para: E lë gjithë pasurinë dhe nuk merr asgjë me vete.

E dyta: Jep llogari për atë pasuri.

Varfëria nuk është turp nëse je i pastër dhe i sinqertë.

Varfëria nuk është turp nëse je i ndershëm.

Varfëria është pasuri nëse je i pasur në shpirt.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kënaqu me atë çka të ka caktuar Allahu, do të jesh më i pasuri i njerëzve.”

Vëllezër të nderuar!

Të shohim se çka ka ndodhë me Karunin.

Të shohim se çka ka ndodhë me pasurinë e Karunit.

Karuni ka qenë prej familjes së Musa a.s.

Ai e kishte mësuar Tevratin përmendësh.

Ishte i dalluar. Kishte pasuri të shumtë. Zoti i Madhërishëm thotë:

“Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai shtypte atë popull ngase Ne i patëm dhënë aq shumë pasuri sa që një grup i fuqishëm mezi bartin çelësat e (pasurisë së) tij. (Kasas, 76).

Çelësat e magazinave të thesarit!

Nëse është puna kështu me çelësat e depove, atëherë si qëndron puna me depot!? Paramendojeni se sa shumë pasuri ka pasur.

Pasuria mund të jetë burim i arrogancës.

Pasuria mund të jetë burim i kryeneçësisë.

Pasuria mund të jetë burim i fatkeqësive.

Pasuria, nëse është e shumtë, e bën njeriun rob të asaj pasurie.

Pasuria mund të ndikojnë që të harrohet Zoti Një.

Fama mund të ndikojë që të refuzosh urdhrat e Zotit Një.

Pushteti mund të ndikojë që të kundërshtosh Zotin Një.

I pasuri edhe nëse fol gabim, i thonë se e ka thënë të drejtën dhe të vërtetën.

Vëllezër të nderuar!

Populli i Karunit e ka këshilluar Karunin me pesë këshilla të cilat figurojnë në suretu Kasas të Kur’anit:

Sa i përket këshillës së parë,

I kanë thënë:

– Mos u krekos aq fortë,

– Mos u bënë kryeneç,

– Mos u bënë arrogant.

I kanë thënë se: “Allahu nuk i do të shfrenuarit!”

Sa i përket këshillës së dytë,

I kanë thënë:

Kërko ta fitosh edhe botën tjetër.

Puno për këtë botë, por puno edhe për botën tjetër.

Angazhohu edhe për botën tjetër:

I kanë thënë: “Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër.”

Sa i përket këshillës së tretë:

I kanë thënë:

– Mos e harro këtë botë.

– Vepro edhe për këtë botë.

– Angazhohu edhe për këtë botë.

Merre hisen e cila të takon në këtë botë: “e mos lë mangë atë që të takon nga kjo botë”.

Sa i përket këshillës së katërt,

I kanë thënë:

– Ndihmoju të tjerëve.

– Ndihmoju nevojtarëve e të varfërve.

– Ndihmoju skamnorëve.

I kanë thënë: “Bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty”.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket këshillës së pestë,

I kanë thënë:

– Mos bën trazira në tokë,

– Mos bënë çrregullime në tokë.

– Mos krijo kriza dhe tollovi.

I kanë thënë: “mos shkakto kriza në tokë se Allahu nuk i do çrregulluesit”.

Këto ishin këshillat e popullit me të cilat këshilla e kanë këshilluar Karunin dhe të cilat këshilla janë këshilla kur’anore për çdo njeri, e posaçërisht për të pasurit.

Vëllezër të nderuar!

Një ditë prej ditëve Karuni ka dalë para popullit të vet me stolinë e vet. Populli është ndarë në dy tabore:

– Tabori i cili kishte synim jetën e kësaj bote thoshin: “Ah”, të kishim pasur edhe ne si i është dhënë Karunit, vërtet ai është fatbardhë!”

– Tabori i dytë: Dijetarët të cilët thoshin: “Më i miri është besimtari i cili bënë vepra të mira dhe shpërblehet. Vetëm se këtë mund ta arrijnë vetëm se durimtarët.”

Zoti Lartmadhëruar, nëpërmjet Musaut e urdhëroi që të japë 1% zekatin e pasurisë së tij.

Musa a.s. i thotë: O Karun jepe zekatin 1%.

Në çdo 1000 euro 10 euro.

Në çdo 10 000 euro 100 euro.

Në çdo 100 000 euro 1000 euro.

Karunit i dukej se është shumë.

Karuni jo vetëm që ka refuzuar me dhënë zukatin, por u thoshte tjerëve: “Musai çdo gjë që ju ka urdhëruar e keni dëgjuar, por tash mos e dëgjoni”.

Pas kësaj, Musai u lut kundër Karunit.

Allahu i Madhëruar, i tha Musait: Unë e urdhërova tokën të të bindet ty në lidhje me Karunin.

Më pas, Musai e urdhëroi tokën të gëlltitë Karunin dhe ashtu u bë!

Karuni është fundosur në tokë për arsye se nuk e ka dhënë zekatin.

Karunin e ka mbuluar dheu për së gjalli, për arsye se nuk i ka ndihmuar të tjerëve.

Karuni është fundosur në tokë sepse nuk e ka dëgjuar urdhrin e Zotit.

Përfundim

Karuni duke u fundosur në tokë, populli kanë thënë: “E ka fundosë për të ja marrë pasurinë”.

Atëherë toka e ka gëlltitë Karunin paralelisht me gjithë pasurinë e tij.

Ka shkuar Karuni.

Ka shkuar thesari i Karunit.

Është fundos Karuni.

Është fundosë pasuria e Karunit.

Zoti i madhërishëm thotë:

“Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen Allahut.”(Kasas, 83)

Zoti ynë! Kërkojmë nga Ti: Udhëzim dhe Devotshmëri, Shëndet dhe Pasuri.

Zoti ynë! Kërkojmë nga Ti: Dituri, besim, mirësi dhe urtësi.

Zoti ynë! Kërkojmë nga Ti përfundim të mirë të jetës sime.

Lini një koment