MIRAXHI

Dr. Musli Vërbani

“52 hutbe të xhumasë për 52 javët e vitit”

hutbe

Esselamu alejkum ve berekatuhu (Paqja, shpëtimi dhe bekimi në të dy botët qoftë për ju).

Falënderojmë Zotin e gjithë botëve, i cili na thotë:

“Pasha yllin kur bie!

Shoku juaj nuk ka humbur, e as që ka devijuar.

Dhe ai nuk flet nga dëshira.

Ajo nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.

Atë ia mësoi i fuqiforti (Xhibrili).

Që ka mendje precize dhe që u përqendrua në formën e vet.

Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë.

Pastaj u lëshua dhe iu afrua.

E ishte afër sa dy harqe apo edhe më afër.” (Nexhm, 1-6)

Përshëndesim dhe dërgojmë salavate për pejgamberin a.s., i cili e ka filluar udhëtimin nga Mesxhidi Aksaja në nivele të larta qiellore.

Vëllezër të nderuar!

Miëraxh: është udhëtimi i cili fillon nga toka në qiell, në nivele të larta të cilat nuk i di askush pos Allahut.

Miraxhi vërteton se Muhamedi a.s. është si ylli, se Muhamedi a.s. do të triumfonte edhepse do të përjetonte mundime dhe lodhje, siç kanë përjetuar edhe pejgamberët e mëhershëm, të cilët i ka takuar njëri pas tjetrit gjatë ngritjes duke filluar prej Ademit a.s., pastaj Jahjain a.s., pastaj Jusufin a.s., pastaj Idrisin a.s., pastaj Harunin a.s., pastaj Musain a.s. dhe Ibrahimin a.s.

Muhamedi a.s., përpos pejgamberëve, në natën e Miraxhit është takuar edhe me melekët.

Muhamedi a.s. është ngritur mbi të gjitha krijesat, mbi të gjitha hapësirat dhe horizontet qiellore dhe ka arritur në Sidretul Munteha.

Sidre – është pema e lotusit, e cila rrënjët dhe trungun e ka në ujë, gjethja në anën e poshtme është e prekur për uji, ana tjetër për ajri, pra mesi i dy hapësirave. Kur ka arritur në atë vend Xhibrili i ka thënë: “O Muhamed nëse prin e djeg, nëse prij, ky vend më djeg”.

Vëllezër të nderuar!

Miraxhi na bën të kuptojmë se për krijesat e Allahut nuk di askush përpos Tij.

 Miraxhi tregon se islami është fe e natyrshme. Fe e pastër si qumështi.

Allahu e ka dërguar Xhibrilin te Muhamedi a.s., ia ka pastruar zemrën me ujë të zem-zemit, pastaj ia ka dërguar Burakun.

 Pastaj Xhibrili i ofron Muhamedit a.s. që të zgjedh gotën me qumësht ose gotën me alkool.

Muhamedi a.s. e zgjedh qumështin.

Xhibrili i ka thënë: E ke zgjedh të vërtetën dhe të natyrshmen. Forcë, shpresë dhe besim se islami do të triumfon.

Rezultati kulmor i Miraxhit është se Muhamedi a.s. i ka pa ajetet e Allahut dhe është takuar drejtpërsëdrejti me Allahun, ndërsa sa u përket besimtarëve ata do ta përjetojnë shikimin në Allahun në botën tjetër.

Vëllezër të nderuar!

Pejgamberi a.s. i ka bë dy udhëtime në të njëjtën natë. Udhëtimin horizontal i cili është Israja dhe udhëtimi vertikal i cili është Miraxhi.

Kush e përgënjeshtron Isranë konsiderohet pabesimtar. Kush e përgënjeshtron Miraxhin, konsiderohet mëkatar i madh.

Miraxhi nuk përmendet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por vetëm në mënyrë sinjalizuese ku thotë:

“Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë.

Pastaj u lëshua dhe iu afrua.

E ishte afër sa dy harqe, apo edhe më afër.”(Nexhm, 7-9)

Pejgamberi e ka parë dy herë Xhibrilin në formën e vet:

– Një herë në tokë: “Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë qiellor.” (Tekvirë: 23).

– Një herë në qiell. Në natën e Miraxhit.

Vëllezër të nderuar!

– Si rezultat kryesor i Miraxhit është se Muhamedi a.s. është si ylli, se Muhamedi a.s. do të triumfonte edhe pse do të përjetonte vështirësi në aspekte të ndryshme, ashtu siç kanë përjetuar edhe pejgamberët e mëhershëm, të cilët Muhamedi a.s. gjatë ngritjes i ka takuar njërin pas tjetrit, duke filluar prej Ademit a.s., pastaj Jahjain a.s., Jusufin a.s., Idrisin a.s., Harunin a.s., Musain a.s. dhe Ibrahimin a.s..

– Rezultati tjetër është që Muhamedi a.s. përpos pejgamberëve është takuar edhe me melekët.

– Rezultat tjetër është që Muhamedi a.s. është ngritur mbi të gjitha krijesat, mbi të gjitha hapësirat dhe horizontet qiellore dhe ka arritur në Sidretul Munteha.

– Miraxhi na bën të kuptojmë se për krijesat e Allahut nuk di askush përpos Tij.

– Miraxhi tregon se islami është fe parlamentare e të gjithë shekujve. Kjo vërtetohet me atë se Muhamedi a.s. pasi e ka krye Isranë është bërë imam i të gjithë pejgamberëve, pastaj e ka kryer Miraxhin.

– Miraxhi tregon se islami është fe e natyrshme. Fe e pastër si qumështi. Xhibrili i ka ofruar Muhamedit a.s. që të zgjedh gotën me qumësht ose gotën me alkool. Muhamedi a.s. e ka zgjedh qumështin. Xhibrili i thotë: E ke zgjedh të vërtetën dhe të natyrshmen.

 Pirja e qumështit dhe mospirja e alkoolit e tregon forcën, shpresën dhe besimin se islami do të triumfon sepse mendja është ekzekutiv i obligimeve të pranuara prej Allahut, ndërsa alkooli është dehje e mendjes.

Allahu detyrat ia obligon mendjes, e cila i pranon obligimet sepse për të çmendurin nuk ka çështje obligative, ngaqë mjeti (mendja) i cili ka të drejtë zgjedhjeje është paralizuar. Mendja është ajo e cila zgjedh në mes sendeve. Nëse është diçka që nuk ekziston e drejta e zgjedhjes, atëherë mendja aty nuk ka çka të kërkojë dhe derisa ekziston çështja e zgjedhjes në mes të dy sendeve, atëherë mendja patjetër duhet të jetë e shëndoshë dhe sikur njeriu të përdorte alkoolin do ta prishte pranimin e besimit në Allahun. Natyrshmëria është e pastër dhe e shëndoshë dhe atë e prishë veprimtaria e njeriut.

Fakti që Muhamedi a.s. e ka pirë Qumështin dhe jo alkoolin tregon se:

– Qumështi është burim (lëndë) i natyrshmërisë, ndërsa

– Alkooli nuk është natyrshmëri. Njeriu e ka ndryshuar gjendjen e natyrshmërisë sepse njeriu e prodhon, pra dora e njeriut ka ndërhyrë dhe e ka përpunuar atë, pasiqë ka qenë begati e pastër, e njeriu e ka bërë të ndotur.

– Rezultati kulmor i Miraxhit është që Muhamedi a.s. t’i sheh ajetet e Allahut dhe të takohet drejtpërsëdrejti me Allahun, sa u përket besimtarëve ata do ta përjetojnë shikimin në Allahun në botën tjetër.

Vëllezër të nderuar!

Nga Miraxhi na ka mbetur namazi, i cili është miraxh i muslimanit te Zoti i tij.

Namazi dallohet me atë se si obligim është obliguar në qiell, në krahasim me obligimet tjera të cilat janë obliguar në tokë. Kjo për të treguar vlerën e namazit.

Sikurse ndodhitë tjera edhe Israja dhe Miraxhi kanë amanete, e ato janë:

  • Që feja Islame të jetë unike dhe universale.
  • Israja dhe Miraxhi tregojnë se Qabja (Mesxhi Harami) dhe Mesxhhidi Aksaja ne Jerusalem janë objekte të fesë islame.
  • Të gjithë pejgamberët janë vëllezër, sepse të gjithë pejgamberët Muhamedin a.s. e kanë pritur dhe e kanë përshëndetur me shprehjen – Selam dhe Përshëndetje për ty o vëlla besnik.
  • Ndërlidhja në mes të njeriut dhe Zotit.
  • Që namazi të jetë themel i fesë, sepse ka ardhur si obligim në mënyrë të drejtpërdrejt.
  • Largimi nga gjërat e ndaluara dhe veprimi i gjërave të lejuara.
  • Të larguarit nga fitimi i pasurisë me kamatë.
  • Të larguarit nga fitimi i pasurisë me gënjeshtra dhe me shpifje, sepse Muhamedi a.s. ka parë një grup njerëzish që prej tyre hiqej copa e mishit edhe e hanin tjerët dhe kur e ka pyet Xhibrilin për ta, ka marrë përgjigjen se ata e kanë fituar pasurinë me shpifje, gënjeshtra dhe tradhti.

Vëllezër të nderuar!

Miraxhi na e bën me dije që të adhurohet vetëm Allahu. Të respektohen prindërit. Të mos bëhemi shkapërderdhës dhe as koprrac. Të largohemi nga prostitucioni. Të largohemi nga keqpërdorimi dhe ngrënia e pasurisë së jetimit. Të mbahet fjala dhe të kryhet premtimi.

Përfundim

Fjala namaz burimin e ka prej fjalës SILE, që do të thotë Lidhje. Pra, nënkupton të lidhurit e drejtpërdrejtë me Zotin.

Zoti Lartmadhëruar, Muhamedit a.s. dhe umetit të tij të gjitha obligimet ia ka kumtuar nëpërmjet Xhibrilit, siç janë agjërimi, haxhi, zekati, përderisa për shkak të vlerës dhe rëndësisë së namazit, Zoti i Lartmadhëruar këtë obligim, pra namazin, e ka urdhëruar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Një prej pjesëve themelore të namazit është edhe ulja në fund të namazit në të cilën ulje këndohet Etehijati, e cila ka rëndësi dhe vlerë të madhe në namaz.

Kjo lutje buron prej Miraxhit të Muhamedit a.s. në Sidretul Munteha, pra në kulminacionin e gjithësisë, aty ku përfundojnë gjithësitë dhe krijesat.

Kur Muhamedi a.s. është ngritur në Sidretul Munteha, i është drejtuar Zotit të Lartmadhëruar me fjalët:

“Ettehijatu lilahi ves salavatu vet tajjibatu”, që do të thotë: “Çdo përshëndetje, çdo bekim dhe çdo mirësi është për Zotin.”

Zoti i Lartmadhëruar i thotë:

“Esselamu alejke ejjuhen nebiju ve rahmetullahi ve berekatuhu” që do të thotë: “Paqja, begatia dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju o i dërguar.”

Muhamedi a.s. i përgjigjet:

“Esselamu alejna ve ala ibadil lahi salihinë”, që do të thotë: “Paqja qoftë mbi ne dhe mbi robërit e mirë dhe të devotshëm.”

Ky ishte pra dialogu i zhvilluar në Sidretul Munteha, në mes Zotit të Lartmadhëruar dhe Muhamedit a.s. Këtë dialog e ka përcjellë Xhibrili besnik, i cili në atë moment e deklaron dëshminë e shehadetit:

“Eshhedu en la ilahe il lellah ve eshhedu enne Muhameden abduhu ve resuluhu”, që në gjuhën shqipe do të thotë: Dëshmoj dhe deklaroj se vetëm Allahu është Zot dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është i dërguar i Zotit dhe rob i Tij.

Kjo është vula e fesë islame, ky është kushti i fesë islame dhe çelës i hyrjes në fenë islame.

Në suren Fatir Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Tek Ai (Allahu) ngrihen fjalët e mira dhe veprën e mirë e ngrit Vet Ai.”(El Fatir : 10)

Zoti ynë!

Na bëj të jemi të rregullt në falje të namazit. Pasardhësit tanë bëji të jenë të rregullt në falje të namazit.

Zoti ynë, na falë neve, prindërit tanë dhe besimtarët në ditën e llogaridhënies.

Lini një koment