Dr. Musli Vërbani
–
Dita e gjykimit quhet edhe Dita “Tegabun”?
Dita e gjykimit është dita e llogaridhënies.
Tegabun do të thotë dëshpërim dhe pikëllim i madh.
Në ditën e llogaridhënies:
– Në njërën anë:
Ti nuk mund të ja dhurosh asnjë të mirë:
– As fëmijës tënd;
– As babait tënd;
– As nënës tënde.
Edhe pse do ta dëshirosh këtë pa masë, prapëseprapë nuk mund t’ia japësh asnjë të mirë as dashamirit tënd.
– Në anën tjetër:
Atë të mirë ia jep atij të cilin e urren më së shumti.
Ia jep të mirën nga se e ke përgojuar.
Për këtë arsye quhet dita “Tegabun” (dëshpërimit).
Ky është dështim i vërtetë në Ditën e gjykimit, atëherë kur të shohësh shpërblimin e të mirës tënde në kandarit e tjetrit të cilin e ke urryer.