Dr. Musli Vërbani
–
Kur Pejgamberi ndërroi jetë,
Umeri r.a. nxori shpatën dhe deklaroi se i Dërguari i Allahut nuk ka ndërruar jetë dhe se është i gjallë.
Ebu Bekri r.a. erdhi, ai pa fytyrën e Pejgamberit, e puthi dhe tha:
– Prindërit e mi u sakrifikofshin për ty.
Pasha Zotin, në dorën e të Cilit është shpirti i Ebu Bekrit, Allahu kurrsesi nuk do t’ju japë nga dy vdekje.
Me të thënë këto fjalë ai doli jashtë dhe deklaroi këtë shpallje me plotë zotërim:
– Nëse dikush adhuronte Muhamedin, le ta dijë që Muhamedi ka ndërruar jetë.
Ndërsa ai që i besonte Zotit të Madhërishëm, le të mësojë se Ai është i Gjallë dhe i Përhershëm, që nuk ka asnjë fund.
Pastaj lexoi këtë ajet:
“Muhamedi është vetëm i Dërguar,
të gjithë Pejgamberët para tij kanë ndërruar jetë.
Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa?
Kushdo që kthehet prapa, Allahut nuk i bën kurrfarë dëmi.
Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.”
Fjalët e Ebu Bekrit r.a. u ngulën si gozhdët në zemrat e besimtarëve.
Umeri r.a. heshti dhe u ul dhe u pajtua me caktimin e Zotit.