Dr. Musli Vërbani
–
Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhenet, një thirrës thërret:
– O banorë të xhenetit!
Ju keni një takim me Krijuesin tuaj.
Doni t’iu tregoj për të?
Thonë: – Çfarë takimi është?
A nuk na i zbardhi fytyrat.
Na rëndoi peshoren (e veprave të mira).
Na futi në xhenet dhe
na mbrojti nga zjarri?
Pastaj zbulohet perdja (pengesa) dhe e shikojnë Allahun.
Nuk u është dhuruar (banorëve të xhenetit) më parë diçka më e dashur sesa të shikuarit e Allahut të Madhëruar.