Dr. Musli Vërbani
–
Melekul Mevti do të vdes.
Dielli do të mbështillet e errësohet.
Yjet do të shpërndahen dhe do të shkapërderdhen.
Kodrat do të fluturojnë si pluhur.
Devetë dhe bagëtitë do të mbeten në fusha.
Detet do të vlojnë si zjarr i flakëruar.
Përsëri trupat do të bashkohen me shpirtrat.
Xheneti do të afrohet.
Xhehenemi do të ashpërsohet.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
Oj botë, ku i ke lumenjtë.
Ku i ke pemët dhe gjelbërimin.
Ku i ke detet.
Ku i ke pallatet dhe ndërtesat.
Ku i ke mbretërit dhe kryetarët që kanë udhëhequr nëpër tokë.
Ku i ke kriminelët.
Ku janë ata të cilët të mirat e mia i kanë shfrytëzuar, ndërsa të tjerët i kanë adhuruar.
Pra, Zoti do të pyet:
“I kujt është sundimi sot?
“I kujt është sundimi sot?
Pastaj Zoti përgjigjet:
“Sot, sundimi është i Allahut, të Vetmit, të Plotfuqishmit – Mbizotëruesit.”
Atë ditë nuk do të ketë padrejtësi. Ja si e përshkruan Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an:
“Sot, sundimi është i Allahut, të Vetmit, të Plotfuqishmit – Mbizotëruesit dhe i cili ka mposhtur çdo gjë.
Sot secili shpërblehet me atë që ka punuar (ose do të dënohet për atë që ka punuar) sot nuk ka padrejtësi”.