Dita e vdekjes së Melekul mevtit

Dr. Musli Vërbani

Të gjithë ne, në përgjithësi i kemi pesë ditë:

Dita e parë, dita e kaluar.

Kjo ditë është ditë e kaluar e cila nuk kthehet deri në Ditën e Kijametit.

Dita e dytë, dita e sodit.

Kjo ditë është dita prezente, ditë e cila na thotë: Unë jam ditë e re dhe dëshmi për çdo veprim tuajin, prandaj më shfrytëzo, se nëse shkoj nuk kthehem deri në Ditën e Kijametit.

Dita e tretë, dita e nesërme,

për të cilën nuk di askush asgjë përpos Allahut, ajo ditë është dita e vdekjes dhe dita e kalimit të shpirtit prej trupit e deri në Ditën e Kijametit.

Dita e katërt, është dita e shkatërrimit të botëve,

atëherë kur Israfili i fryn surit për të parën herë, Allahu i Madhëruar urdhëron të vdesin edhe melekët, përpos Melekëve të mëdha të cilët janë: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili.

Zoti i Madhëruar e pyet Melekul Mevtin: – Kush ka mbetur?

Melekul Mevti përgjigjet: – Xhibrili, Mikailii dhe Israfili.

Zoti i Lartmadhëruar i thotë: – Merrja shpirtin Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit.

Pastaj Zoti i Lartmadhëruar i thotë kush ka mbetur?

Melekul Mevti i thotë: – Unë.

Atëherë Allahu i thotë: – Vdis.

Dhe Melekul Mevti vdes.

Kur i përjeton Melekul mevti vështirësitë dhe shtangimin e vdekjes, thotë:

Pasha Lartmadhërinë Tënde, po ta kisha ditur se sa vështirë është kur të del shpirti do të kisha kërkuar prej Teje që të mos jem i autorizuar për marrjen e shpirtrave.

Lini një koment