Allahu dhe Meleku i vdekjes

Dr. Musli Vërbani

Allahu e pyeti melekun e vdekjes:

– A ke qarë ndonjëherë kur ua ke marrë shpirtin bijve të Ademit?

Ai tha: – Po.

– Një herë kam qeshur dhe

– një herë kam qarë dhe

– një herë jam frikësuar!!

Allahu tha: – Po cili ishte rasti kur qeshe?

Meleku tha: – Kam qeshur me një person të cilit shkova t’ia marr shpirtin, e ai kishte qëlluar tek këpucëtari dhe i thoshte këpucëtarit rregullomi këpucët që të më çojnë edhe një vit, kurse unë duke qeshur ia mora shpirtin duke mos e lënë që t’i vesh asnjëherë.

Allahu tha: – Po kur ke qarë?

Meleku tha: – Kam qarë kur shkova t’ia marr shpirtin një gruas, e cila kishte foshnjën e saj në krah dhe ishte në shkretëtirë ku nuk ishte askush, e prita ta lëshon foshnjën në tokë dhe ia mora shpirtin duke qarë dhe duke e lënë edhe fëmijën duke qarë.

Allahu tha: – Po kur je frikësuar?

Meleku tha: – Jam frikësuar kur shkova t’ia marr shpirtin një dijetarit, e nga shtëpia e tij dilte dritë e cila më kthente dhe më frikësonte, gjithashtu kur iu afrova dilte dritë nga ai e kështu ia mora shpirtin.

Allahu tha: – A e di ti se kush ka qenë ai dijetar që i ke marr shpirtin?

Meleku tha: – Jo.

Allahu tha: Ai ka qenë fëmija i cili të ka bërë të qash kur ia more shpirtin nënës së tij në shkretëtirë, pastaj Unë u kujdesa për këtë fëmijë deri sa u rrit dhe e mbaroi jetën e tij.

Lini një koment