Vdekja e Sulejmanit a.s.

Dr. Musli Vërbani

Sulejmani a.s. i kishte urdhëruar xhinët që ta ndërtojnë një pallat të madh mbretëror.

Ai vazhdimisht kontrollonte punën e tyre.

Kur kontrollonte punën e tyre mbështetej në shkop.

Një ditë ai ishte i mbështetur në shkop.

Shkon Meleku e ia merr shpirtin.

Xhinët vazhdonin punën.

Ata nuk e dinin se Sulejmani kishte vdekur.

Krimbat e hanin shkopin dalëngadalë.

Pas kalimit të një kohe Sulejmani u rrëzua dhe ra përtokë.

Në atë moment xhinët kuptuan se Sulejmani ka vdekur.

E lanë punën dhe u larguan e thanë në vete:

– Po ta kishim ditur se ka vdekur, do ta linim punën më herët.

Lini një koment