Vdekja e Harunit a.s. dhe shtëpia e bukur

Dr. Musli Vërbani

Musai a.s. dhe Haruni a.s. u nisën në udhëtim.

Arritën tek një kodër.

Aty shikuan një lis të madh.

Para tij një shtëpi të bukur, e sapo ndërtuar, prej të cilës vinte një aromë.

Haruni shikoi lisin e madh, shtëpinë e bukur dhe aromën që vinte, i pëlqeu shumë dhe i kërkoi Musait a.s. që ta shikon nga afër.

Që të dy iu afruan shtëpisë për ta shikuar.

Dalluan se çdo gjë ishte e bukur dhe rregulluar, e përgatitur ashtu siç duhet me shtrat e çdo gjë.

Për shkak të lodhjes por edhe të bukurisë dhe rehatisë, Haruni a.s. i thotë Musait a.s.:

– Do dëshiroja shumë që të bëj një sy gjumë në këtë shtrat!

Musai a.s. i thotë që të flejë.

Haruni a.s. i thotë: – Kam frikë se mos do vijë i zoti i shtëpisë dhe do hidhërohet me mua.

Musai a.s. i thotë: – Fli ti, pasi unë jam këtu dhe nëse vjen i zoti i shtëpisë, do i tregoj për arsyen që ndodhemi këtu.

Haruni a.s. i thotë: – Jo, fli edhe ti me mua, e nëse vjen i zoti i shtëpisë le të hidhërohet me të dy.

I zuri gjumi, Haruni filloi të ngushtohet.

Meleku i vdekjes ndodhej aty.

Duke parandjerë këtë i del gjumi dhe jep shpirt, pra ndërroi jetë.

Harunit a.s. i kishte pëlqyer vendi, lisi, shtëpia dhe shtrati.

Allahu xh.sh. bëri që ashtu me të gjitha ato ta dërgoj (shpirtin) Harunin a.s. drejt qiellit.

Lini një koment