Vdekja e Davudit a.s.

Dr. Musli Vërbani

Davudi a.s. ishte tepër i kujdesshëm në lidhje me nderin.

Kur dilte nga shtëpia, i kyçte dyert, me qëllim që askush të mos hynte tek anëtarët e familjes së tij derisa të ai të kthehej.

Një ditë, doli duke e lënë shtëpinë të kyçur.

Gruaja e tij po kontrollonte shtëpinë.

Papritur vërejti një person që qëndronte në mes të shtëpisë.

Njerëzit e shtëpisë e pyesnin njëri-tjetrin:

– Si ka hyrë ky njeri këtu, ndërkohë që dyert e shtëpisë janë të mbyllura?

Për Allahun, do të turpërohemi para Davudit!

Kur u kthye Davudi a.s. e pa atë njeri në mes të shtëpisë, pyeti:

– Kush je ti?

Personi u përgjigj:

– Ai i cili nuk u frikësohet sundimtarëve dhe për të cilin nuk ka pengesa!

Davudi a.s i thotë:

– Atëherë, ti qenke meleku i vdekjes! Urdhëro, unë po i përgjigjem urdhrit të Allahut!

Pas kësaj, ai ia mori shpirtin.

Ata e lanë, e mbështollën me qefin dhe e përgatitën.

Më pas, mbi të ra dielli.

Sulejmani urdhëroi shpezët: – Bëni hije Davudit!

Shpezë e dëgjuan dhe i bën hije Davudit a.s. derisa e mbuloi dheu.

Atëherë, Sulejmani u tha shpezëve: – Mblidhni krahët!

Lini një koment