Musai a.s. dhe meleku i vdekjes

Dr. Musli Vërbani

Meleku i vdekjes u dërgua tek Musai a.s.

Meleku i vdekjes iu afrua t’ia merrte shpirtin Musait a.s.

Musai e shtyu dhe ai ra në tokë.

Pas kësaj, meleku u kthye tek Allahu dhe i tha:

Më ke dërguar tek njeriu, i cili ende nuk do që të vdesë.

Allahu i Madhëruar, i tha:

– Kthehu e thuaj atij që ta vërë dorën mbi shpinën e një kau dhe, aq qime sa t’i mbulojë dora e tij, aq vite do të jetojë.

Meleku i vdekjes iu afrua Musait a.s dhe i tha:

– Vëre dorën mbi shpinën e një kau.

Aq sa qime t’i mbulojë dora jote, aq vite të jetosh.

Musai a.s. pyeti:

– Po pastaj!

Meleku i përgjigjet.

– Sërish vdekja!

Musai a.s. thotë:

– Atëherë le të ndodhë tani (vdekja)!

Lini një koment