Dr. Musli Vërbani
–
Hutbe
–
Ne e dimë se:
Secili nga ju është kryeministër i familjes.
Secili nga ju është ministër i familjes.
Secili nga ju është kryetar i familjes.
Secili nga ju është prokuror i familjes.
Secili nga ju është gjykatës i familjes.
Secili nga ju është menaxher i familjes.
Vëllezër të nderuar!
Besoni bindshëm dhe veproni.
Bëhuni robër të Allahut, mbillni të mira, se do t’i vilni frytet e saj në botën tjetër.
Bëhuni robër të Allahut, robër të cilët i përulen në ruku dhe në sexhde.
Bëhuni robër të Allahut dhe lexoni Kuran.
Bëhuni robër të Allahut dhe nënshtrojuni vetëm krijuesit Allah.
Bëhuni robër të Allahut në shtëpi.
Bëhuni robër të Allahut në xhami.
Bëhuni robër të Allahut në rrugë.
Bëhuni robër të Allahut në punë.
Bëhuni robër të Allahut kur njerëzit ju njohin dhe kur nuk të njohin.
Bëhuni robër të Allahut edhe kur të jeni në vetmi pa askënd, pos Allahut. Allahu është Ai i Cili ju sheh këtu dhe atje.
Vëllezër të nderuar!
Zoti i Madhërishëm thotë:
“S’ka dyshim se Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.”(Ali Imran, 5).
Familja përbën bërthamën e shoqërisë së pastër e të mbarë.
Kështu,
Mbarësia e individit është e lidhur me mbarësinë e familjes, ndërsa e kundërta prapësia e shoqërisë varet nga prapësisë së familjes.
Nëse rregullohen pjesëtarët e familjes, rregullohet edhe shoqëria, ndërsa,
nëse prishen pjesëtarët e familjes, prishet edhe shoqëria.
Vëllezër të nderuar!
Fëmijët e sotëm janë burrat e ardhshëm. Fëmijët e sotme janë ata që do vendosin fatin e shoqërisë në të ardhmen.
Detyrë për prindin është t’i edukon fëmijët me edukatë islame.
Detyrë për prindin është përgatitja për mbajtjen e përgjegjësive kur të bëhen burra.
Feja islame i kushton rëndësi çështjes së familjes dhe gjithçka që ka të bëjë me të.
Familja muslimane duhet të jetë e konsoliduar dhe e mbrojtur vazhdimisht me frymën e dashurisë, mëshirës.
Familja muslimane duhet të jetë e konsoliduar dhe e mbrojtur vazhdimisht me frymën e mirëkuptimit.
Kur’ani sqaron se si burri ashtu dhe gruaja janë të domosdoshëm për njëri-tjetrin.
Kur’ani urdhëron njeriun që të mbrojë veten e tij dhe familjen prej zjarrit të Xhehenemit. Zoti i Madhërishëm thotë:
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.”
Vëllezër të nderuar!
Fëmijët janë pasuria dhe dhurata më e çmuar me të cilën Allahu i ka shpërblyer prindërit.
Duhet që për edukimin e tyre të kushtohet kujdesi i veçantë në atë që quhet fillim si foshnje.
Duhet që për edukimin e tyre të kushtohet kujdesi i veçantë në fazën e shkollimit dhe
duhet që për edukimin e tyre të kushtohet kujdesi i veçantë në atë të pjekurisë.
Prindërit janë kujdestarë për fëmijën e vet dhe për gjithçka që përmbledh termi edukatë do të përgjigjet para Allahut.
Prindërit janë edukatorë për fëmijën e vet dhe për gjithçka që përmbledh termi edukatë do të përgjigjet para Allahut.
Nëse një prind dëshiron të jetojë i respektuar e me nder në shoqëri, duhet t’i kushtojë kujdes edukimit.
Nëse një prind dëshiron të jetojë i respektuar e me nder në shoqëri, duhet t’i kushtojë kujdes formimit dhe personalitetit të fëmijës, pasi ai do të jetë nesër pasqyra e mundi i veprës së tij në shoqëri.
“Çdokush është bari dhe çdokush do të përgjigjet për kopenë e tij.”
Vëllezër të nderuar!
Fjala e Allahut:
“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” – duhet të punojmë shumë për ta ruajtur veten dhe familjen tonë nga zjarri.
Prindërit duhet të jenë një shembull i mirë për fëmijët e tyre, duke e zbatuar ata në veten e tyre fenë, kështu do të ndikojnë te fëmijët me fjalët dhe veprat e tyre.
O ju prindër angazhojini me çdo gjë që kënaq Allahun, para se të angazhohen me gjëra që e hidhërojnë Allahun.
Kush nuk pason të vërtetën, do pasojë të kotën. Pasimi i të vërtetës të dhuron Xhenetin dhe pasimi i të kotës të çon drejt Xhehenemit.
Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!
Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh!
Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi!
Zoti ynë, na i mbulo të këqijat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!