Dr. Musli Vërbani
–
Një ditë prej dite djemtë e Jakubit i thonë babës së tyre: – Le të vjen Jusufi a.s. me ne në ruajtjen e bagëtive dhe të luaj me ne.
Jaëkubi a.s. u thotë: – Unë frikësohem se do ta hajë ujku!
Jaëkubi a.s. e ka ditur se Allahu është mbrojtësi më i mirë.
Ai është mbrojtësi më i mëshirshëm i të gjithë mëshiruesve.
Djemtë kthehen në mbrëmje kurse Jusufin e kishin hedhur në një greminë (bunarë). Ata i thonë Jakubit se Jusifin e ka ngrënë ujku.
Jaëkubi a.s. duron me durim të sinqertë.
Kalon një kohë të gjatë i ndarë prej Jusufit.
Prej mërzisë e mallëngjimit verbërohet.
Përsëri pas asaj kohe të gjatë përsëri bashkohen baba me të birin.
Jusufi a.s. i thotë babait të tij: – Pse je mërzitur aq shumë, pse je pikëlluar aq shumë sa që edhe je verbëruar?! A nuk e ke ditur se Zoti nëse nuk na bashkon në këtë dunja do të na bashkonte në botën tjetër?!
Jakubi a.s. i thotë: – O biri im, nuk jam mërzitur dhe nuk jam pikëlluar për atë pse kam menduar se ke vdekur, sepse Melekul Mevti në ëndërr më ka thënë: Nuk do ta marr shpirtin dhe nuk do t’ia marr shpirtin pa ju bashkuar edhe një herë në këtë botë, por jam mërzitur dhe jam frikësuar se ndoshta larg përkujdesjes sime dhe larg meje në vende të largëta po e ndërron fenë islame e na ndan Zoti një herë e përgjithmonë pas vdekjes së të dyve në Ditën e Kijametit.