33. KËSHILLAT E LLUKMANIT

Dr. Musli Vërbani

Hutbe e xhumasë

Tema e hutbes së sotme ka të bëjë me Këshillat e Llukmanit kushtuar birit të tij.

Këshillat e Llukmanit njëkohësisht janë edhe këshillat e Kur’anit.

Këshillat e Llukmanit duhet të jenë këshilla të secilit prind për djalin e vet.

Këshillat e Llukmanit duhet të jenë këshilla të secilit prind për vajzën e vet.

Një sure në Kur’an e ka emrin Llukman. Llukmani ka qenë njeri i mirë. Zoti i ka dhënë urtësi. Llukmani i urtë e ka zbatuar rregullin kur’anor: “Allahu ju ka porositë për fëmijët tuaj.”

Llukmani i urtë e ka porositë birin e tij me dhjetë këshilla të cilat do t’i tregojmë në vijim.

Vëllezër të nderuar!

Këshilla e parë ka qenë më e rëndësishmja. E ka porositë për monoteizëm. Monoteizmi është lumturi e jetës së kësaj bote dhe e botës tjetër. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush thotë lai lahe ilellah para vdekjes do të hynë në xhennet.”

Besimin në njëshmërinë e Allahut në adhurim, të vetëm dhe të pa shok. Pasi politeizmi është padrejtësia më e madhe.

Këshilla e dytë është këshillë për të pasur në mendje se përcillet nga Zoti. Me këtë këshillë ka për qëllim që djalit të tij t’ia mësoj fuqinë absolute të Allahut. Fëmija duhet ta mësojë mbikëqyrjen e Allahut mbi çdo gjë. Fëmija duhet mësuar se Allahu është i dijshëm dhe i fuqishëm mbi çdo gjë.

Këshilloje djalin siç e ka këshilluar Llukmani kur i ka thënë të birit:

O biri im, e mira ose e keqja qofshin edhe të imta sa kokrra e unthit, dhe nëse ajo vepër (qoftë e mirë, qoftë e keqe) po që se është e fshehur në ndonjë vend si f.v.: në thellësi të shkretëtirës, ose në hapësira të larta qiellore, ose edhe në brendinë më të thellë të tokës, Zoti do ta paraqet në Ditën e gjykimit.”

Allahu është njohës i imtësive.

Dituria e Tij përfshinë çdo imtësi (çdo finesë), i di çështjet sekrete.

Vëllezër të nderuar!

Këshilla e tretë përbëhet prej tri porosive e ato janë:

– Falja e namazit;

– Urdhërimi për të mirën dhe

– Durimin.

Në këtë këshillë janë tre prej bazave të edukimit të fëmijëve:

– I ka thënë: “O biri im, fale namazin, namazi është adhurim i sinqertë për Allahun, fale të plotë duke i plotësuar kushtet dhe parakushtet.”

Urdhri për faljen e namazit si një prej adhurimeve kryesore dhe shumë i rëndësishëm, i cili është shtylla e dytë e Islamit, adhurimi i parë i cili është bërë obligim për njerëzimin dhe adhurimi i parë për të cilin do pyetet njeriu Ditën e gjykimit.

Është lidhja e drejtpërdrejtë e robit me Zotin e tij. Prandaj Allahu na porosit duke thënë: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!.”

I ka thënë:

“O biri im, urdhëro për të mirën dhe ndalo nga e keqja.”

Urdhëro për të mirën: e mirë është ajo e cila pranohet ligjërisht.

Ndalo nga e keqja: e keqe është ajo të cilën e ndalon ligji i Zotit.

Kjo pjesë e këshillave ka të bëjë me atë se përveç rregullimit të vetes janë edhe bazat që ndihmojnë në rregullimin e shoqërisë.

S’ka dyshim se baza e parë është të urdhëruarit në të mirë në adhurimin e Allahut, respektimin e prindërve, faljen e namazit dhe të ndaluarit nga e keqja.

 Duke zbatuar këtë bazë ashtu siç duhet, patjetër me lejen e Allahut do të arrihet rregullimi i shoqërisë.

I ka thënë:

“O biri im, duro në fatkeqësi, lëndime, në kriza e në vështirësi.”

Durimi në çdo gjë. Kjo sepse me të vërtetë durimi është thelbi i patundur i të gjitha punëve.

Këto çështje të përmendura janë prej çështjeve bazë të cilat i ka parapa dhe i ka urdhëruar Allahu.

Në këtë rast, durimi është për inkurajim për të larguar të keqen edhe nëse dëmtohesh. Kjo është shenjë se ndonjëherë largimi i të keqes dhemb dhe lëndon.

Këto urdhra, përmbajnë të gjitha vlerat e etikës dhe të devotshmërisë.

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket këshillës së gjashtë është porosi e përgjithshme e cila përmban tri nënkëshilla.

“O biri im, kur njerëzit flasin me ty, mos i neglizho, mos i nënçmo dhe mos u trego mendjemadh duke e kthyer fytyrën anash, majtas e djathtas, por bëhu i kujdesshëm, i butë dhe i sjellshëm, me fytyrë të çelur, dhe të gëzuar.

 Mos u bë arrogant dhe mendjemadh, mos u bë kokëfortë dhe keqbërës. Kjo, sepse një sjellje e tillë e hidhëron Allahun.

Allahu e dënon çdo arrogant dhe mendjemadh, vetpëlqyes dhe i cili krenohet para të tjerëve.

Ecë me maturi, as mos ecë me përtaci dhe as mos nxito, që të biesh në rrjetën e shejtanit.”

Llukmani a.s. e ka ndaluar djalin e vet nga edukata e keqe.

Llukmani a.s. e ka ndaluar djalin e vet dhe nga veprat e këqija.

Llukmani a.s. ia ka skicuar djalit të vet rrugën e etikës dhe të moralit të mirë

– e ka këshilluar që ta vazhdon rrugën në aso mënyre që as të mos shpejtohet, e as të ngadalësohet, as të mos shkohet me mendjemadhësi dhe as me arrogancë.

Këto këshilla janë këshilla të edukatës personale dhe shoqërore.

Respekto dhe përshëndeti të tjerët me buzëqeshje, pasi ajo llogaritet sadaka,

e jo ta shtrembërosh fytyrën tënde para të tjerëve, kjo sjellje të ndihmon që njerëzit të dëgjojnë fjalën tënde kur t’i urdhërosh për të mirë dhe t’i ndalosh nga e keqja, ndryshe nuk kanë për ta dëgjuar fjalën dhe do të largohen prej teje krejt njerëzit.

Thjeshtësia është cilësi me anën e të cilës Allahu e ngre njeriun në grada të larta në këtë botë dhe në botën tjetër.

Mos u bëj mendjemadh, pasi mendjemadhësia është cilësi e shejtanit, kur i tha Allahut unë jam më i mirë se Ademi. Mendjemadhësia e tij e bëri të kundërshtojë Allahun dhe meritoi dënimin e Allahut.

Ec me maturi, mos shpreh mendjemadhësi,sepse ti je një krijesë e dobët dhe është Allahu Ai i Cili të ka krijuar dhe të ngre në grada apo të poshtëron. Prandaj duhet që ecja të jetë mesatare, as e një mendjemadhi dhe as e një të dobëti, të pafuqishëm.

Vëllezër të nderuar!

Porosia e dhjetë dhe e fundit. Ngritja e zërit pa nevojë është e keqe.

Biri im!

Ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit. Mos e ngrit zërin, por bisedo me një zë mesatar dhe të kuptueshëm, sepse ngritja e zërit është prej cilësive të urryera, ndaj dhe Allahu e ka krahasuar zërin e lartë me zërin e gomarit, i cili është zëri më i urryer te njerëzit.

Mos e ngrit zërin lartë pa nevojë, fol me maturi, ule zërin. Kjo nga shkaku se zëri i lartë e dëmton organin dëgjues, tregon për mashtrim dhe e mundon shpirtin e tjetrit, poashtu krijon te tjetri neveri, përderisa zëri mesatar është më i dobishëm për bashkëbiseduesin dhe e pranon më me lehtësi dhe e kupton më mirë.

Prej zërave më të padëshiruara, pra prej zërave më të shëmtuara dhe më të egra është “zëri i gomarit.”

Qortim për ngritje të zërit pa nevojë. Kjo sepse përngjasimi me zërin e gomarit nënkupton qortimin e tejskajshëm.

Përfundim

Metodën më efikase në drejtim të edukimit dhe formimit të fëmijëve, na e ka treguar Allahu i Lartësuar në Kuranin Famëlartë.

Metodë e cila formon bazat e edukimit dhe kjo bazuar në këshillat e Lukman Hakimit, i cili ka qenë njeri i mirë dhe i devotshëm.

Llukmani i Urtë i ka përmbledhur këshillat që ndërlidhen me bazat e fesë.

Llukmani i Urtë i ka përmbledhur këshillat që ndërlidhen me bazat e sheriatit.

Llukmani i Urtë për birin e tij i ka përmbledhur këshillat që ndërlidhen me bazat e etikës dhe të moralit.

Çdonjëri prej nesh duhet t’i mësojë dhe t’i praktikojë këshillat e Lukmanit në edukimin e fëmijëve të tij.

Llukmani e ka urdhëruar birin e tij si në vijim:

Që ta percepton fuqinë absolute të Allahut.

Që ta falë namazin.

Të urdhëron për të mirat, të cilat i ka urdhëruar Allahu.

Të ndalon të këqijat të cilat i ka ndaluar Allahu.

Që të duron në rast fatkeqësie.

Që të mos bëhet mendjemadh.

Që të jetë i butë dhe të jetë i kujdesshëm në rrugë.

Që të mos e ngritë zërin, por të flet me njerëzit me butësi dhe që të largohet nga konfliktet dhe ngatërresat.

Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!

Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh!

Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi!

Zoti ynë, na i mbulo të këqijat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!

Lini një koment