32. PSE NUK LË GJURMË TË MIRA

Dr. Musli Vërbani

Hutbe e xhumasë

Tema e sotme ka të bëjë me gjurmët të cilat i lë njeriu.

Tema e sotme ka të bëjë me shpërblimet e gjurmëve të veprave të mira të cilat vazhdojnë edhe pas vdekjes.

Po filloj me hadithin e pejgamberit a.s. i cili ka thënë:

“Kur vdes njeriu, ndërpriten veprat e tij, përveç në tre raste: sadakaja e vazhdueshme, dituria të cilën e lë pas që të tjerët të përfitojnë prej saj dhe fëmija i edukuar mirë, i cili do të lutet për të.”

Vëllezër të nderuar!

Prej sukseseve të njeriut është që të lë gjurmë të mira pasi të shkon prej kësaj bote në botën tjetër.

Prej sukseseve të njeriut është atëherë kur e përmendin për të mirë edhe pasi që të vdes.

Prej sukseseve të njeriut është që të mëshirohet në botën tjetër, për shkak se ka lënë gjurmë të mira në këtë botë.

Prej sukseseve të njeriut është që atij t’i regjistrohen shpërblime edhe pas vdekjes së tij:

“Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja.”(Gafir, 39)

Vëllezër të nderuar!

Pejgamberi a.s. na ka treguar se:

“Shtatë gjëra shkojnë shpërblimet edhe pas vdekjes (e ato janë):

– Ai i cili i mëson të tjerët,

– Ai i cili e hap rrjedhën e një përroi,

– Ai i cili e hap një bunar,

– Ai i cili e mbjellë një palmë apo një pemë,

– Ose e ndërton një xhami,

– Ose e lë një mus’haf,

– Ose e trashëgon një fëmijë i cili lutet për të pas vdekjes.

Vëllezër të nderuar!

Nxitoni që të leni gjurmë të mira në këtë botë.

Njeriu më me fat në këtë botë është ai i cili është mirëbërës, siç thotë Allahu i Madhërishëm:

“Ata përpiqeshin për punë të mira…”(Enbija, 90).

“Gjurmët e njeriut mbesin, qofshin gjurmë të mira qofshin gjurmë të këqija.”(Jasin,12)

Allahu i shkruan fjalët e njerëzve, qofshin prej fjalëve të mira, qofshin prej fjalëve të këqija.

Allahu i shkruan veprimet e njerëzve, qofshin prej veprimeve të këqija, qofshin prej veprimeve të mira.

Pastaj lutja e Ibrahimit a.s.:

“Më bën përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas.” (Shuara, 84)

Vëllezër të nderuar!

Sa e sa njerëz kanë pasur pasuri, kanë vdekur, nuk kanë dhënë zekat, pastaj pasurinë e tyre e kanë keqpërdorë pasardhësit e tyre.

Sa e sa njerëz kanë pasur pasuri, kanë vdekur, nuk kanë dhënë lëmoshë, pastaj pasurinë e tyre e kanë trashëguar pasardhësit, ndërsa ai i vdekur do të jep llogari në botën tjetër për atë pasuri.

Sa e sa njerëz kanë pasur pasuri, kanë vdekur, nuk kanë ndërtuar xhami, pastaj pasurinë e tyre e kanë shpenzuar pasardhësit, ndërsa i vdekuri ka nevojë për atë pasuri.

Përfundim

Prej gjurmëve të mira është edhe shpërndarja e diturisë së dobishme.

Prej gjurmëve të mira është edhe sadakaja, siç thotë Zoti i Madhërishëm:

Kush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish Atë? Allahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton) dhe kthimi juaj është vetëm teAi.” (Bekare, 245).

Zoti i Madhërishëm thotë

“Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.” (Bekare, 261)

Zoti ynë:

– Na e mundëso të jetojmë jetë të lumtur.

 – Të kemi vdekje të vlerës së dëshmorëve dhe

– (pas vdekjes) Shoqërim me pejgamberët.

Na bën prej udhëzuesve më të mirë që udhëzohen prej Teje, të cilët e ngritin flamurin e fesë Tënde.

Na bëj prej udhëzuesve të cilët ndihmohen me forcën Tënde.

Na bëj prej udhëzuesve të cilët i përfshinë shefati i të dashurit tënd të zgjedhur, na bën perj atyre të cilët e kanë fatin të shoqërohen me të ditën e takimit me Ty, o Pranuesi më i mirë i lutjeve!

Lini një koment