Ismaili a.s. dhe pragu i shtëpisë

Dr. Musli Vërbani

Ibrahimi a.s. shkon për të vizituar Ismailin a.s.

Ismailin nuk e takon në shtëpi.

E pyet gruan e Ismailit për gjendjen ekonomike të tyre.

Ajo i ankohet dhe i thotë: – Ne jemi në gjendje të vështirë, as që mundemi të mbijetojmë.

Ibrahimi i thotë: – Kur të vijë burri yt, përcille selamin tim dhe thuaj se të kam thënë që ta ndërrojë pragun e shtëpisë.

Kur kthehet Ismaili në shtëpi e pyet gruan: – Mos vallë ka qenë ndokush?

Ajo i përgjigjet: – Po, ka ardhur një plak dhe më pyeti për ty dhe për gjendjen tonë,

e unë i thashë: – Jetojmë me përpjekje dhe vështirësi të madhe.

– Po a të ka porositur diçka?

Ajo thotë: – Më ka thënë të ta përcjell selamin dhe të të them: – Ndryshoje pragun e shtëpisë.

Ismaili thotë: – Po ai është babi im dhe më paska ardhur për të thënë që të të lëshoj dhe të të dërgoj në familjen tënde.

E shkurorëzon dhe martohet me një grua tjetër.

Lini një koment