Ismaili a.s. dhe gruaja e tij falënderuese

Dr. Musli Vërbani

Ibrahimi a.s. shkon për të vizituar Ismailin a.s.

Ismailin nuk e takon në shtëpi.

Hyn në shtëpi dhe e pyet gruan për Ismailin.

Ajo i thotë: – Ka dalë të punojë për familje.

Ibrahimi e pyet: – Si e keni gjendjen, si po jetoni?

Ajo i përgjigjet: – Elhamdulilah! E falënderojmë Allahun, mirë jemi duke jetuar.

Ibrahimi i thotë: – Kur të vjen Ismaili përcjellja selamin tim dhe thuaji që ta forcon pragun e shtëpisë.

Ibrahimi bën lutje: – O Zoti im, bekoji ata me mish e me ujë.

Kur Ismaili kthehet në shtëpi. E pyet bashkëshorten se a ka qenë ndokush.

Ajo i përgjigjet se ka ardhur një njeri i moshuar, me pamje të mirë. Më pyeti për ju dhe i tregova. Më pyeti se si jetojmë e unë i tregova se jemi duke jetuar mirë.

Pastaj Ismaili a.s. e pyeti bashkëshorten e tij se a kishte lënë ndonjë porosi.

Ajo i thotë:

– Po, më porositi që të ta përcjell selamin dhe që ta forcosh pragun e shtëpisë tënde.

Ismaili a.s. i thotë:

– Ai ishte babai im e ti je pragu im dhe më ka urdhëruar që të të mbaj nën kurorë.

Lini një koment