Ibrahimi a.s. me zjarrputistin

Dr. Musli Vërbani

Ibrahimi a.s. i donte udhëtarët dhe musafirët.

Çdo herë kur shihte ndonjë kalimtar i jepte ushqim.

Një ditë e takon një kalimtar që ishte zjarrputist.

Ibrahimi a.s. e ndez zjarrin.

I moshuari i përulet zjarrit duke e adhuruar.

Ibrahimi a.s. e kuptoi se ai ishte adhurues i zjarrit,

me të shpejtë i bërtet dhe

e dëbon nga vendbanimi i vet duke i thënë:

– Po si ushqehesh me të mirat e Zotit dhe adhuron zjarrin?!

Ti nuk e meriton të ushqehesh me ushqimet që na ka dhënë Zoti.

I moshuari del jashtë.

Shkon Xhibrili te Ibrahimi a.s. dhe i thotë se Zoti të thotë:

“Unë e kam duruar atë për 60 vjet, kurse ti nuk e durove vetëm për një orë?!”

Ibrahimi a.s. del duke e kërkuar plakun dhe

e takon. E përshëndet, e fton të hante darkë tek ai.

Plaku i thotë: – Më parë më dëbove, e si është e mundur, tani po më fton përsëri?

Ibrahimi a.s. i thotë se Zoti më ka qortuar për sjelljen time ndaj teje.

Plaku e kuptoi dhe i thotë:

“Një Zot i tillë e meriton të adhurohet”, dhe beson në Zotin.

Lini një koment