30. RREGULLAT E TREGTISË

Dr. Musli Vërbani

Hutbe e xhumasë

Allahu kur i ka krijuar njerëzit, i ka bërë që të kenë nevojë për njëri tjetrin!

Allahu kur i ka krijuar njerëzit, i ka bërë që të këmbejnë nevojat e njëri tjetrit!

Allahu kur i ka krijuar njerëzit, i ka bërë që të këmbejnë aftësitë e njëri tjetrin!

Për këtë arsye, ka përcaktuar shkaqe që ata të të kontribuojnë për njëri-tjetrin.

Për këtë arsye, ka përcaktuar rrugë që ata të të kontribuojnë për njëri-tjetrin.

Nga ato rrugë ka parapa tregtinë.

Nga ato rrugë ka parapa shit-blerjen.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Allahu e ka bërë të lejuar tregtinë dhe e ka bërë të ndaluar kamatën.”(Bekare, 275).

Në ajet tjetër Zoti i Madhërishëm thotë:

“O ju që keni besuar! Mos e hani pasurinë tuaj me pa të drejtë ndërmjet jush, vetëm nëse bëni tregti me pëlqimin e njëri-tjetrit.”(Nisa, 29).

Vëllezër të nderuar!

Zoti i madhërishëm, tregtinë e ka parapa të jetë shkak i bereqetit. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Tregtia është rizk prej rizkut të Allahut.”

Aliu r.a. ka thënë:

“Në këtë botë jep llogari për të lejuarën, dënohesh për të ndaluarën.”

Njeriu do të jep përgjegjësi për mallin hallall se si e ka fituar:

– Nëse e ka fituar hallall, shpëton dhe nuk ka dënim.

– Nëse e ka fituar haram, meriton dënim edhe nëse e jep në punë të mira.

Islami, tregtinë e ka parapa të jetë shkak i zhvillimit, vetëm se në Islam tregtia ka rregulla.

Në Islam tregtia ka moral dhe edukatë.

Prej rregullave të tregtisë është: Edukata e tregtarit musliman.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Allahu e mëshiroftë atë burrë që është falës kur shet, falës kur blen dhe falës në gjykim!”

Vëllezër të nderuar!

Prej rregullave të tregtisë është: Drejtësia, besnikëria dhe sinqeriteti, si në shitje, ashtu edhe në blerje.

Pejgamberi a.s. ka thënë: Tregtari me klientin kanë të drejtë të zgjedhin deri sa të ndahen:

Nëse janë të sinqertë me njëri-tjetrin, bekohen në shit-blerjen e tyre.

Nëse gënjejnë njëri-tjetrin, atëherë hiqet bereqeti nga shit-blerja e tyre.

Nëse i fshehin të metat e mallit ndaj njëri-tjetrit, atëherë hiqet bereqeti nga shit-blerja e tyre.

Nuk duhet bërë mashtrime në shitblerje. Një ditë pejgamberi a.s., deri sa kalonte pranë një burri që shiste një lloj ushqimi, e ka vendosë dorën e tij në të dhe kur e ka pa që ai ishte i përzierë (lartë i mirë dhe brenda i keq), ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që mashtron.”

Në hadithë tjetër Pejgamberi a.s.:

“Tregtari i drejtë do të jetë me pejgamberët, me të sinqertët dhe me dëshmorët.”

Vëllezër të nderuar!

Prej rregullave të tregtisë është:

Që t’i di ligjet e hallallit dhe të haramit.

Çdo musliman duhet t’i mëson ligjet e shitjes dhe ligjet e blerjes.

Çdo musliman duhet të anon në hallall dhe të largohet na harami. Zoti i madhërishëm ka thënë:

“O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vete dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm për ju.

Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hedhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është lehtë për Allahun.”(Nisa, 29-30).

Është e ndaluar hajnia, uzurpimi, kumari, por është e ndaluar ngrënia me pa të drejtë, që në gjuhën bashkëkohore quhet keqpërdorim.

Është i ndaluar monopolizimi. Ai i cili monopolizon për të ngrit çmimet ai është mëkatarë.

Prej rregullave të tregtisë është: Me kërkua rizkun sa më herët.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “O Zoti im! Jepi bereqet popullit tim në mëngjesin e herët të tij.”

Tregtari i drejt jep sadaka.

Vëllezër të nderuar!

Prej moralit të mirë në tregti është toleranca në shit-blerje.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Zoti e shpërbleftë njeriun i cili është tolerant kur shet e kur blenë.”

Besimtari tregton si në vijim:

– I përmbahet urdhrave të Allahut.

– Largohet nga mëkatet.

– Vepron punë të mira.

Përfundim

Prej rregullave të tregtisë është që kur hyn në treg ose në ndonjë qendër tregtare të përmendet Zotin. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush hyn në treg dhe thotë:

La ilahe ilellahu vahdehu la sherike leh juhji ve jumitubi jedihil hajreve huve ala kuli shejin kadirë.

(Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Pashoq, i Tij është sundimi dhe Atij i takon falënderimi, Ai jep jetë dhe vdekje, Ai është i Gjallë dhe nuk vdes, në Dorën e Tij është e gjithë e mira dhe Ai është i mundshëm për çdo gjë).

Allahu ia shkruan 100 shpërblime ia heq 1000 të këqija dhe e ngritë për 1000 nivele më lartë.”

Zoti ynë,

Na bëj prej të udhëzuarve më të mirë që udhëzohen prej Teje, të cilët e ngritin flamurin e fesë Tënde.

Na bëj prej të udhëzuarve të cilët ndihmohen me forcën Tënde.

Na bëj prej të udhëzuarve të cilët i përfshinë shefati i të dashurit tënd të zgjedhur, na bëj prej atyre të cilët e kanë fatin të shoqërohen me të Ditën e takimit me Ty, o Pranuesi më i mirë i lutjeve!

Lini një koment