Dr. Musli Vërbani
–
Ishte një pemë, e cila adhurohej në vend të Allahut.
Një njeri thotë:
– Do ta presë. Dhe niset i hidhëruar për të shkuar deri te ai lis.
Në mes të rrugës e takon shejtanin në formën e njeriut.
Shejtani në formë njeriu i thotë: – Çka do të bësh?
I thotë: – Dëshiroj ta presë atë pemë, e cila adhurohet në vend të Allahut.
I thotë: – Nëse ti nuk e adhuron atë pemë, çka të dëmton nëse të tjerët e adhurojnë.
Ai i thotë: – Unë do ta presë – dhe niset.
Shejtani i del para ta ndalojë, por ai e rrëzon shejtanin me lehtësi.
Kur shejtani e sheh se me forcë nuk mund ta ndalojë i thotë: – Prit se unë do të të jap një propozim më të mirë:
Mos e prej, se për çdo mëngjes do t’i kesh nën jastëkun tënd nga 2 dinarë.
I thotë: – Po prej kujt do t’i kem?
I thotë: – Prej meje.
Ai shkon në shtëpi dhe në mëngjes i gjen dy dinarë nën jastëkun e tij.
Mirëpo, herën tjetër nuk i gjen.
I hidhëruar e me tërbim niset për të prerë pemën.
Atëherë shejtani i paraqitet në formën e njeriut dhe i thotë: – Çka do të bësh?
I thotë: – Dëshiroj ta presë pemën, e cila adhurohet në vend të Allahut.
Shejtani i thotë: – Po gënjen, ti nuk ke zgjedhje.
Ai vazhdon rrugën për ta prerë,
por shejtani i bie, e ai përplaset për tokë, saqë për pak sa nuk vritet.
Njeriu çuditet, pasi herën e parë e mposhti me lehtësi kurse tash nuk mundi.
Shejtani i thotë: – A e di kush jam unë?
– Unë jam Shejtani, i cili të kam takuar për parën herë. Kur je nisur i hidhëruar për hir të Allahut, më ke mundur, por pastaj unë të kam mashtruar me dy dinarë, e pastaj nuk të kam lënë nën jastëk dy dinarë, e ti tani je i hidhëruar për shkak se nuk i gjetur dy dinarë, e për këtë arsye të mposhta.