Isai a.s. dhe Bariu

Dr. Musli Vërbani

Isai alejhis-selam takon një bari delesh në shkretëtirë.

I thotë: – O njeri, e kalove jetën duke qenë bari në shkretëtirë. Sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty!

Bariu i tha: – O Pejgamber i Allahut, nga dituria i kam mësuar gjashtë çështje dhe shumicën e tyre i praktikoj, e ato janë:

Çështja e parë:

derisa të ekzistojë hallalli, nuk do të ha haram.

Çështja e dytë:

derisa të ekzistojë drejtësia, nuk do të gënjej.

Çështja e tretë:

derisa t’i shoh të metat e mia, nuk do të merrem me të metat e të tjerëve.

Çështja e katërt:

derisa shejtani nuk ka vdekur, nuk do të jem i sigurt prej tij.

Çështja e pestë:

derisa arkën e Allahut po e shoh se është plotë, nuk do t’i drejtohem arkave të krijesave.

Çështja e gjashtë:

derisa nuk i shoh këmbët e mia të më shpijnë drejt Xhennetit, nuk jam i sigurt se do t’i shpëtoj zjarrit të Xhehennemit.

Isai alejhis-selam i tha: – Kjo është dituria e të parëve dhe të mbramëve, paske lexuar dhe e paske ruajtur këtë dituri.

Lini një koment