Dr. Musli Vërbani
–
Një e ve e Medinës kishte vetëm një fëmijë nëntë vjeç.
Fëmija i saj e kishte emrin Enes.
Ajo donte ta sakrifikonte të birin.
Ajo e solli djalin te Pejgamberi s.a.v.s.
dhe i kërkoi që ta pranonte si shërbyes,
nga dashuria ndaj Pejgamberit.
Duke qëndruar në shoqërinë e Pejgamberit a.s., Enesi r.a. do të bëhej jo vetëm një dijetar i shquar i Islamit, por gradualisht edhe një njeri shumë i pasur.
Ai jetoi mbi njëqind vjet dhe gëzonte respekt të madh në shtetin islam.
Ai thotë:
“I kam shërbyer Pejgamberit s.a.v.s. që në vogëli dhe
i qëndrova pranë gjatë gjithë jetës së tij.
Kurrë nuk më tha ndonjë fjalë të rëndë.
Kurrë nuk më qortoi.
Kurrë nuk më ngarkoi me ndonjë punë që nuk mund ta bëja”.