28. RREGULLAT E HYRJES NË SHTËPI

Dr. Musli Vërbani

Sot do të flasim për një rregull, i cili duhet të praktikohet për çdo ditë.

Islami parasheh rregulla në rrugë.

Islami parasheh rregulla në ngrënie.

Islami parasheh rregulla në veshje, e kështu me radhë.

Vëllezër të nderuar!

Shtëpia është vendi, ku qetësohet trupi!

Shtëpia është vendi, ku qetësohet shpirti!

Shtëpia është vendi, ku të kënaqet zemra!

Shtëpia është vendi, ku qetësohet mendja!

Shtëpia stoliset dhe zbukurohet, por stolisja më e mirë e shtëpisë është stolisja me devotshmëri.

Vëllezër të nderuar!

Prej rregullave të hyrjes në shtëpi është kërkim leja. Zoti i madhërishëm thotë:

“O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që merri mësim.”(Nur, 27).

Prej rregullave të hyrjes në shtëpi është selami. Allahu xhenetin e ka quajtur shtëpi e qetësisë, e selamit:

“Ata e kanë shtëpinë e shpëtimit (Xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.” (Enam, 127)

Selami është përshëndetje e banorëve të xhenetit. Lutja e tyre aty është:

“I lartë je o Allah!”, e përshëndetja e tyre është: “Selam” (Junus, 10)

Pejgamberi a.s.:

“Kur të hyni në shtëpi, jepni selam, përshëndetje tek Allahu dhe bekim dhe mirësi.”

Pejgamberi a.s. ka thënë: Nëse hyn në shtëpi të pabanuar, thoni: “Esselamu alejna ve ala ibadilahi salihinë”.

– Nëse ndonjëri (prej familjarëve) është në shtëpi, i jep selam: “Es-selamu alejkum” (Paqja, shpëtimi, suksesi dhe lumturia qoftë mbi ju).

– Nëse nuk ka asnjë familjarë në shtëpi, prapë jep selam: “Es-selamu alejkum” (Paqja shpëtimi suksesi dhe lumturia qoftë mbi ju).

Pastaj jep selam (dërgon salavate) për Muhamedn a.s.: “All-llaahumme sal-li alaa Muhamed.” (O Zoti im përshëndete dhe bekoje Muhamedn a.s.)

Pastaj lexohet:

“Kul Huvall-Llaahu ehad

Allaahus Samed

Lem jelid ve lem juuled

ve lem jekun lehuu kufuven eha.”

Pastaj lexohet ajeti:

“Ve lekad mekenaakum fil erdi ve xhealnaa lekum fiiha meaajish Kaliilen maa teshkuruune”

“Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën,e pak prej jush po falënderoni.”(Earaf, 10).

Vëllezër të nderuar!

Prej rregullave të hyrjes në shtëpi është se duhet të hyrë me Bismilah. Kjo, ngase shejtani largohet. Zoti i Madhërishëm thotë:

“Shejtani është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit.”(Fatir, 6)

Arma më e forta kundër shejtanit është përmendja e Zotit.

“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu.”(Earaf, 200)

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të hyni në shtëpi dhe ushqeheni përmendni Zotin.”

Edhe kur dilet nga shtëpia përmendet Zoti si në vijim:

“Bismilahi tevekkeltu alellahi la havle ve la kuvete il-la bil-lah.”

Në emër të Zotit, i mbështetem Zotit. Nuk ka forcë e cila mund të ndryshon diç përpos Zotit.

Përfundim

Prej rregullave të shtëpisë është të caktohet një vendfalje. Në të kaluarën janë përdorur sexhadet, sot ka mundësi të përcaktohet vend i posaçëm për falje të namazit. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë varre.”

Nëse shpeshtohet kjo mënyrë e veprimit kur hynë në shtëpi, shtëpia (familja) përjeton furnizim të mirë.

Nëse shpeshtohet kjo mënyrë e veprimit kur hynë në shtëpi, shtëpia (familja) përjeton lumturi dhe suksese.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të leximit të Kur’anit.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të adhurimit.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të dhikrit.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të devotshmërisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të udhëzimit.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të mirësisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të mëshirës.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të qetësisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të harmonisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të lumturisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të sukseseve.

Lini një koment