Uzejri r.a.

Dr. Musli Vërbani

Uzejri hyn në qytetit e tij.

Me vete e kishte edhe gomarin e tij.

Sheh se çdo gjë kishte ndryshuar.

Njerëzit nuk ishin ata që njihte ai, e as ndërtesat ato që dinte ai!

Kërkoi lagjen e vet dhe sipas hamendjes qëndroi para një shtëpie.

Në pragun e asaj shtëpie pa një grua të verbër,

e pyeti gruan e verbër: – Ku është shtëpia e Uzejrit?

Gruaja i përgjigjet: – Kjo është shtëpia e Uzejrit, por ai vetë ka njëqind vjet që ka humbur. Ndërsa unë jam shërbëtorja e tij!

Uzejri prezantoi veten duke thënë: – Unë jam Uzejri!, dhe i tregoi gjithçka që i kishte ndodhur.

Shërbëtorja u gëzua shumë nga këto që dëgjoi dhe i kërkoi Uzejrit të lutej që Allahu t’i kthente sytë dhe fuqinë, me qëllim që ta shihte me sytë e saj.

U lut për shërbëtoren, e cila e rifitoi shëndetin dhe fuqinë.

Në kohën kur Uzejri ra në gjumë dhe vdiq, kishte një djalë 18-vjeçar.

Tani ai ishte një plak 118 vjeçar me flokë të thinjur, ndërsa i ati, 50 vjeç.

Për shkak të gjithë kësaj kohe që kishte kaluar, djali nuk mundi ta njihte të atin.

Prandaj i tha: – Babai im kishte një shenjë si gjysmëhënë në kurrizin e tij!

Uzejri ia tregoi kurrizin e tij.

Ata panë se në shpinën e tij kishte me të vërtetë një shenjë si gjysmëhëne.

Pas kësaj, askush nuk dyshoi më se ai ishte me të vërtetë Uzejri.

Lini një koment