Dr. Musli Vërbani
–
Ishte një grua e ve.
Ajo ishte e mbytur në borxhe.
Shkon te Eljesai a.s dhe ia parashtroi hallin.
Eljasai a.s. e pyeti:
– Çfarë ke në shtëpi?
Gruaja i përgjigjet:
– Vetëm një grusht gjalpë.
Eljasai a.s. i thotë:
– Shko në shtëpi.
Atë pak gjalpë fute në një enë!
Gruaja u kthye në shtëpi:
– Atë pak gjalpë e futi në një enë.
Kaloi një farë kohe.
Ajo pa se të gjitha enët i ishin mbushur plot me gjalpë!
Në sajë të kësaj mrekullie, ajo i pagoi të gjitha borxhet.
Gjalpi nuk iu mbarua, por vetëm iu shtua.