Dr. Musli Vërbani
–
Dashuria është jetë, është forcë, është lumturi.
Dashuria është dritë e zemrës dhe e shpirtit.
Dashuria është lidhje e besatimit në mes të krijesës dhe Krijuesit, pra, në mes të njeriut dhe Zotit.
Dashuria është fuqi e mrekullueshme.
Dashuria është udhëzues, i cili shpie te shpirti më i pastër.
Dashuria është prej ibadeteve më fisnike dhe qëllimeve më të larta, me të pastrohet zemra, ndriçohet shpirti dhe lulëzon jeta.
Çdo njeri, i cili ka karakterin e fortë, moralin dhe edukatën e mirë, e duan njerëzit dhe i do ata.
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“I Gjithëmëshirshmi në zemrat e besimtarëve do të përgatitë ambient që ata t’i duan të tjerët, të tjerët t’i duan ata; ata ta duan Allahun dhe Allahu t’i dojë ata.” (Merjem, 96).
Nuk ka më mirë se shoqëria të mbushet me dashuri për Allah dhe që të gjithë të bëhen si një grusht, ashtu që:
Prindërit i duan fëmijët;
Fëmijët i duan prindërit;
Burri ta dojë bashkëshorten;
Bashkëshortja ta dojë burrin;
Vëllai e do vëllanë;
Shoku e do shokun, e kështu me radhë.
Besimtarë të nderuar!
Kush do për Allahun, ai e ka plotësuar imanin.
Allahu i do ata të cilët vizitohen për Allahun.
Allahu i do ata të cilët duhen për Allahun.
Allahu i do ata të cilët ndihmohen për Allahun.
Muslimani duhet t’i di çështjet të cilat i do Zoti.
Muslimani duhet t’i di cilët i do Zoti, prej të cilëve i veprojmë punët të cilat i do Zoti!
Vëllezër të nderuar!
Pejgamberi a.s. ka bë lutje si në vijim:
“Të lutem më dhuro dashurinë e atij i cili të do dhe të dua veprën e cila më ofron te Ti”.
T’i kthehemi çështjes së veprave të cilat i do Allahu.
Allahu i do vlerat e larta morale, siç ka thënë Pejgamberi a.s.:
“Allahu i do çështjet me vlerë dhe fisnike.”
Allahu i do vlerat e larta morale. Kjo e plotëson besimin sepse pejgamberi a.s. ka thënë:
“Jam i dërguar që t’i plotësoj vlerat e moralit.”
Prej vlerave morale janë si në vijim:
– Muslimani e do për veten e tij atë që e do për vëllanë e vet,
– Të forcon lidhjet farefisnore,
– Të mos e ofendon fqinji,
– Të falë tjetrin,
– Allahu e do faljen siç na ka mësuar pejgamberi a.s. të bëjmë lutjen si në vijim:
“Zoti im, Ti je falës, e do faljen, më fal mua.”
– Allahu e do butësinë në të gjitha çështjet,
– Allahu e do të bukurën,
– Allahu do të veprohen lehtësimet,
– Allahu do që, kur ta veprosh një punë ta veprosh me përsosmëri,
– Allahu do që veprën të kryesh me mirësi,
– Allahu do që të shihen mirësitë në trupin tënd,
– Allahu do që të kryen veprat vazhdimisht, qofshin ato vepra të vogla apo të pakta,
– Allahu do që të lumturosh muslimanin.
– Allahu do që të duhemi për Allah. Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Në Ditën e gjykimit, rreth Arshit do të përgatiten ulëse prej drite;
Në ato ulëse do të ulen një kategori e njerëzve. Fytyrat e tyre do të jenë të ndritura. Rrobat e tyre do të bëjnë dritë. Kjo kategori e njerëzve nuk do të jenë as prej kategorisë së pejgamberëve dhe as prej kategorisë së dëshmorëve.
E kanë pyet pejgamberin a.s.: O i dërguar i Allahut: “Kush janë kjo kategori e njerëzve?”
Është përgjigj: “Ata janë të cilët e duan njëri-tjetrin vetëm për Allah!”
Përfundim
Allahu i do të Drejtët.
Për të Drejtët Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet Allahu i do të drejtët.”
Allahu i do të Pastrit.
Për të Pastrit Zoti i Lartmadhëruar thotë: “…dhe i do të pastrit.”
Allahu i do Bamirësit.
Për Bamirësit, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtetë, Allahu i do bamirësit.”
Allahu i do të devotshmit, për të Devotshmit Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet Allahu i do të devotshmit.”
Allahu i do Penduesit.
Për Penduesit, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtetë, Allahu i do penduesit.”
Allahu i do Durimtarët.
Për Durimtarët, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Allahu i do durimtarët.”
Allahu i do: Mbështetësit në Allahun.
Për mbështetësit në rrugën e Allahut, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtet Allahu i do mbështetësit.”
Allahu i do Luftëtarët në rrugën e Tij.
Për Luftëtarët, Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Vërtet Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të radhitur e të rreshtuar, sikurse të jenë një trup i fortifikuar.”
O Zoti ynë, na bën të duam atë që Ti e do.
Na bën të jemi të kënaqur me atë që Ti je i kënaqur.
Na fal ne, ashtu siç i ke falur të tjerët.