27. BËJE VETEN DRITË

Dr. Musli Vërbani

Njeriu kur të mbetet në errësirë, kërkon dritë.

Njeriu, kur të jetë në errësirë nuk qetësohet, deri sa ta gjejë dritën.

Kur’ani ta tregon dritën, këtë e gjen në suren e quajtur dritë “Allahu nurus semavati vel erd”.

Vëllezër të nderuar!

Duhet ta dimë se vet Kur’ani është dritë. Zoti i Madhërishëm thotë:

Atëherë pra, pranojeni Allahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne.”(Tegabun, 8)

Pejgamberi është dritë, Zoti i Madhërishëm thotë:

“Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë.” (Maide: 15, 16)

Vëllezër të nderuar!

Islami është dritë Zoti i Madhërishëm thotë:

Atij që Allahu ia ka zgjeruar kraharorin për besim islam, ai është në një dritë të sigurt prej Zotit të vet.” (Zumer, 22).

Vëllezër të nderuar!

Në Ditën e gjykimit, shpëtimi i njeriut do të varet sa do ta ketë dritën.

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Në Ditën e gjykimit do të tubohen njerëzit derisa do të thuhet:”Ecni mbi Sirat sipas dritës që keni.”

Pastaj(njerëzit) do t’i ngritin kokat dhe do t’u jepet dritë varësisht nga veprat e tyre.

Zoti i Madhërishëm thotë:

Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit Allahu nuk jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë.” (Nur, 40).

Vëllezër të nderuar!

Si përfitohet drita, me fjalë tjera me çfarë vepra përfitohet drita?

Drita përfitohet nga termocentrali, por drita përfitohet edhe prej namazit. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Namazi është dritë”.

Poashtu në hadithë tjetër pejgamberi a.s. thotë:

Kush përkujdeset në faljen e namazit, namazi për të do të jetë dritë, argument dhe shpëtim në Ditën e gjykimit.”

Vëllezër të nderuar!

Drita përfitohet nga hidrocentralet, por drita përfitohet edhe nga vepra tjetër, e ajo vepër është Abdesi:

Në Ditën e gjykimit njerëzit do të jenë të ndriçuar në gjymtyrët e abdesit.”

Vëllezër të nderuar!

Ne ndriçojmë rrugën me drita publike, por shkuarja në xhami në errësirë është burim i dritës, siç thotë pejgamberi a.s.:

“Përgëzoji shkuesit në xhaminë kohë errësire se Zoti do të ju bën dritë në Ditën e gjykimit.”

Vëllezër të nderuar!

 Prej poçeve elektrike, Kur’ani:

Po kështu me urdhrin tonë Ne ta shpallëm edhe ty shpirtin (Kur’anin). Ti nuk ke ditur çka është libri (Kur’ani), as ç’është besimi, por Ne atë e bëmë dritë me të cilën e vëmë në rrugë të drejtë atë që dëshirojmë prej robërve tanë. Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugë të drejtë.” (Shura, 52).

Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Kush e lexon Kur’anin, e mëson dhe punon me të, Ditën e Kijametit i vendoset një kurorë prej dritës. Shkëlqimi i saj është si shkëlqimi i diellit. Prindërve të tij u vishen dy rroba të cilave banorët e dunjasë e kanë të pamundur t’ua vlerësojnë madhësinë në vlerë.

Ata (prindërit e tij) do të thonë: përse jemi veshur kështu?

Do t’u thuhet: ky është shpërblimi i leximit, mësimit dhe punës me Kur’an nga biri juaj.”

Vëllezër të nderuar!

Kush plaket në islam, do të ketë dritë në Ditën e gjykimit. Pastaj, dashuria për Allah është dritë prej dritave të Ditës së gjykimit. Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Dy njerëz të cilët janë dashur për Allah, fytyrat do të ndriçohen nga minberi prej drite.”

Zoti i Madhëruar thotë:

Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë Xhennetet…(Hadidë, 12)

Zoti i Madhëruar thotë:

O ju që keni besuar, kijeni frikë Allahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të.” (Hadidë, 28).

Zoti i Madhëruar thotë:

Ditën kur Allahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë.”(Tahrimë, 8)

Përfundim

Ne ndriçojmë veten tonë duke dërguar salavatë për të dashurin tonë Muhamedn a.s. Zoti i Madhëruar thotë:

Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me Madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” (Ahzab, 56)

“O ju që besuat, përkujtoni Allahun sa më shpesh.

Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje.

Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues.” (Ahzab, 43)

 All-llaahumme,

Ixh’al fii kalbii nuren

Ve fii lisaanii nuren

Ve fiii semii nuren

Ve fii besarii nuren

Vexh’al min halfii nuren

Ve min emaamii nuren

Vexhal min fevkii nuren

Ve min tahtii nuren

Allahumme aatinii nuuren ja rabbel aalemiin.

Zoti im,

– Reflekto dritë në zemrën time

– (Reflekto) dritë në gjuhën time

– (Reflekto) dritë në të dëgjuarin tim

– (Reflekto) dritë shikimin tim

– (Reflekto) dritë pas shpinës sime

– (Reflekto) dritë para trupit tim

– (Reflekto) dritë mbi trupin tim

– (Reflekto) dritë nën trupin tim

– Ndriço shpirtin tim

– O Zot i gjithë botëve.

Dr. Musli Vërbani

Sot do të flasim për një rregull, i cili duhet të praktikohet për çdo ditë.

Islami parasheh rregulla në rrugë.

Islami parasheh rregulla në ngrënie.

Islami parasheh rregulla në veshje, e kështu me radhë.

Vëllezër të nderuar!

Shtëpia është vendi, ku qetësohet trupi!

Shtëpia është vendi, ku qetësohet shpirti!

Shtëpia është vendi, ku të kënaqet zemra!

Shtëpia është vendi, ku qetësohet mendja!

Shtëpia stoliset dhe zbukurohet, por stolisja më e mirë e shtëpisë është stolisja me devotshmëri.

Vëllezër të nderuar!

Prej rregullave të hyrjes në shtëpi është kërkim leja. Zoti i madhërishëm thotë:

“O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që merri mësim.”(Nur, 27).

Prej rregullave të hyrjes në shtëpi është selami. Allahu xhenetin e ka quajtur shtëpi e qetësisë, e selamit:

“Ata e kanë shtëpinë e shpëtimit (Xhennetin) te Zoti i tyre; Ai është mbrojtës i tyre, për atë që ata vepruan.” (Enam, 127)

Selami është përshëndetje e banorëve të xhenetit. Lutja e tyre aty është:

“I lartë je o Allah!”, e përshëndetja e tyre është: “Selam” (Junus, 10)

Pejgamberi a.s.:

“Kur të hyni në shtëpi, jepni selam, përshëndetje tek Allahu dhe bekim dhe mirësi.”

Pejgamberi a.s. ka thënë: Nëse hyn në shtëpi të pabanuar, thoni: “Esselamu alejna ve ala ibadilahi salihinë”.

– Nëse ndonjëri (prej familjarëve) është në shtëpi, i jep selam: “Es-selamu alejkum” (Paqja, shpëtimi, suksesi dhe lumturia qoftë mbi ju).

– Nëse nuk ka asnjë familjarë në shtëpi, prapë jep selam: “Es-selamu alejkum” (Paqja shpëtimi suksesi dhe lumturia qoftë mbi ju).

Pastaj jep selam (dërgon salavate) për Muhamedn a.s.: “All-llaahumme sal-li alaa Muhamed.” (O Zoti im përshëndete dhe bekoje Muhamedn a.s.)

Pastaj lexohet:

“Kul Huvall-Llaahu ehad

Allaahus Samed

Lem jelid ve lem juuled

ve lem jekun lehuu kufuven eha.”

Pastaj lexohet ajeti:

“Ve lekad mekenaakum fil erdi ve xhealnaa lekum fiiha meaajish Kaliilen maa teshkuruune”

“Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jetesën,e pak prej jush po falënderoni.”(Earaf, 10).

Vëllezër të nderuar!

Prej rregullave të hyrjes në shtëpi është se duhet të hyrë me Bismilah. Kjo, ngase shejtani largohet. Zoti i Madhërishëm thotë:

“Shejtani është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit.”(Fatir, 6)

Arma më e forta kundër shejtanit është përmendja e Zotit.

“E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te Allahu.”(Earaf, 200)

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të hyni në shtëpi dhe ushqeheni përmendni Zotin.”

Edhe kur dilet nga shtëpia përmendet Zoti si në vijim:

“Bismilahi tevekkeltu alellahi la havle ve la kuvete il-la bil-lah.”

Në emër të Zotit, i mbështetem Zotit. Nuk ka forcë e cila mund të ndryshon diç përpos Zotit.

Përfundim

Prej rregullave të shtëpisë është të caktohet një vendfalje. Në të kaluarën janë përdorur sexhadet, sot ka mundësi të përcaktohet vend i posaçëm për falje të namazit. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë varre.”

Nëse shpeshtohet kjo mënyrë e veprimit kur hynë në shtëpi, shtëpia (familja) përjeton furnizim të mirë.

Nëse shpeshtohet kjo mënyrë e veprimit kur hynë në shtëpi, shtëpia (familja) përjeton lumturi dhe suksese.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të leximit të Kur’anit.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të adhurimit.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të dhikrit.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të devotshmërisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të udhëzimit.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të mirësisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të mëshirës.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të qetësisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të harmonisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të lumturisë.

Zoti im, bëje shtëpinë time shtëpi të sukseseve.

Lini një koment