Peshku dhe Musai a.s.

Dr. Musli Vërbani

Musai a.s. ishte nisur në udhëtim për të takuar Hidrin.

Në udhëtim e kishte bashkudhëtarin e tij.

Me vete e kishin një peshk në qese.

Musai a.s. flinte.

Bashkudhëtari e pa se si peshku del nga qesja dhe lëshohet në ujë.

Bashkudhëtari harroi t’i tregojë të dërguarit të Zotit, Musait a.s.

Këtë ia tha shumë vonë, kur ishin larguar nga rruga ku duhej të shkonin.

Musai a.s. e kuptoi se ka shkuar larg nga vendi ku u urdhërua të shkoj.

Sepse e kishte paraparë takimin me Hidrin.

U kthyen duke shikuar gjurmët deri tek vendi ku peshku hyri në ujë.

Ai nuk e qortoi shokun e vet.

Nuk u ankua pse kishte gabuar rrugën.

Ajo që ndodhi, ndodhi, ishte vullneti i Zotit.

Musai a.s. ishte i kënaqur me caktimin e Allahut.

Kur kuptoi se ka gabuar rrugën, mori të gjitha masat që të kthehet në rrugën e duhur.

U kthye deri te vendi i caktuar dhe e takoi Hidrin.

Lini një koment