Karkalecat e florinjtë

Dr. Musli Vërbani

Ejubi a.s. kishte shëndet, fëmijë dhe pasuri.

Pastaj i ndodhi një sprovë.

I humbi pasuria.

I humbën fëmijët.

Iu dobësua shëndeti.

Pas shumë kohësh u shërua.

Pasi u shërua, një ditë Ejubi a.s. ishte duke u larë në një lum.

Allahu xh.sh. i lëshoi disa karkaleca.

Kakalecat ishin Karkaleca të florinjtë.

Ata ranë pranë tij.

Ejubi i pa se ishin prej floriri.

Ejubi a.s. mori rrobat dhe filloi t’i mbush me karkalecat e florinjtë.

Allahu xh.sh i thotë Ejubit a.s.:

“O Ejub! A nuk të dhashë pasuri që të mos kesh nevojë për këto që shikon?”

Ejubi a.s. thotë:

“Sigurisht o Zoti im, por unë nuk ngopem me të mirat Tua.”

Lini një koment