Gomari i Uzejrit

Dr. Musli Vërbani

Ishte një mesditë.

Dielli ishte ngjitur në zenit.

Uzejri mori gomarin e vet dhe doli për rrugë.

Vendosi të pushonte pak.

Zbriti nga gomari.

Nxori pak ushqim e pak fruta nga çanta dhe u ul të hante.

Zoti dërgoi menjëherë melekun e vdekjes dhe ia mori shpirtin.

Gomari mbetet lidhur derisa ngordhi.

Kalojnë plot njëqind vjet.

Pastaj, me forcën e Zotit, atij trupi iu dha shpirt.

Uzejri u ngrit nga vendi që kishte rënë, gjallë e i shëndoshë.

Sapo ishte zgjuar nga një gjumë njëqindvjeçar i vdekjes u kujtua se ishte ndalur bashkë me gomarin për të pushuar pak gjatë rrugës së kthimit.

Xhibrili që e kishte zgjuar prej gjumit, iu afrua dhe i tha:

– Ke njëqind vjet që je i vdekur.

Pa shikoji ushqimet tuaja, nuk kanë ndryshuar aspak.

Vërtet që ushqimet ishin sikur i kishte lënë.

Pa fiqtë, pjatën me ushqim që i kishte përgatitur vetes. Ishin njëlloj.

Pastaj Xhibrili i thotë:

– E sheh këtë?

Është gomari yt.

Uzejri e sheh pluhurin e kockave të gomarit bërë si miell.

– Më parë ky ishte Gomari yt – i tregoi Xhibrili.

Me urdhrin e Zotit, u mblodhën kockat.

Të gjithë kockat erdhën e u bashkuan duke marrë formën e një skeleti.

Allahu xh.sh. komandoi nervat, muskujt e gjithçka tjetër të merrnin gjendjen e tyre të mëparshme.

Më në fund u duk edhe lëkura e kafshës.

Por ajo ishte ende e shtrirë aty, pa shpirt.

Pastaj Allahu xh.sh. urdhëroi shpirtin të vishte trupin.

Sapo i erdhi shpirti, gomari u hodh nga vendi.

Tundi bishtin dhe nisi të ulërinte, se ishte shumë i uritur.

Uzejri e sheh me sytë e vet mrekullinë e ringjalljes.

Lini një koment