25. KEQPËRDORUESIT E TRASHËGIMISË

Dr. Musli Vërbani

Tema e hutbes së sotme e mbanë titullin Keqpërdorimi i Trashëgimisë.

Keqpërdorimi i Trashëgimisë është padrejtësi, ndërsa padrejtësia është errësirë prej errësirave të Ditës së gjykimit.

Kur’ani, keqpërdoruesin e trashëgimisë e ka llogaritë prej të padrejtëve, siç thotë Zoti i Madhërishëm:

Këto janë ligjet e Allahut, e kush del jashtë ligjeve të Allahut, ai e ka dëmtuar vetveten.”(Talak, 1).

Në ajet tjetër Zoti i Madhërishëm thotë:

“E ti kurrsesi mos e mendo Allahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë padrejtët; Ai vetëm është duke i lënë ata për deri në një ditë në të cilën sytë shtangen.” (Ibrahimë, 42).

Vëllezër të nderuar!

Trashëgimia nuk është ligj prej ligjeve të njeriut, por është ligj prej ligjeve të Allahut.

Trashëgimia është farz prej farzeve të Allahut, është urdhër prej urdhrave të Allahut. Zoti i Madhërishëm thotë:

(Ky përcaktim është) Urdhër nga Allahu.” (Nisa, 11)

Ndërsa e dimë se:

Kundërshtimi i urdhrit të Allahut shkakton kokëçarje individuale.

Kundërshtimi i urdhrit të Allahut shkakton probleme familjare.

Kundërshtimi i urdhrit të Allahut shkakton krizë shoqërore.

Kundërshtimi i urdhrit të Allahut shkakton trazira në shoqëri.

Nëse nuk zbatohet urdhrit i Allahut, atëherë:

– Pritni trazirat për shkak se e keni kundërshtuar urdhrin e Allahut.

– Priteni dënimin prej Zotit për shkak se e keni kundërshtuar urdhrit e Allahut.

Pas ajeteve të trashëgimisë Zoti i Madhërishëm thotë:

“Këto janë (ligje) të caktuara prej Allahut dhe të dërguarit të tij, atë e dërgon në Xhennete nën të cilin burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh.

Kush e kundërshton Allahu dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë.”(Nisa, 13-14)

Vëllezër të nderuar!

Privimi i ndonjë trashëgimtari nga trashëgimia, qoftë mashkull, qoftë femër, llogaritet ngrënie e pasurisë me pa të drejtë.

Trashëgimia është e drejtë e cila i takon meshkujve. Zoti i Madhërishëm thotë:

Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes).” (Nisa, 7).

Trashëgimia është e drejtë e cila i takon femrave. Zoti i Madhërishëm thotë:

“Femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes).”(Nisa, 7).

Kështu pra:

Femra trashëgon nga burri.

Femra trashëgon nga baba.

Femra trashëgon nga djali.

Femra trashëgon nga të afërmit, ashtu sikurse burri.

Burri trashëgon nga gruaja.

Mashkulli trashëgon nga baba.

Mashkulli trashëgon nga djali.

Mashkulli trashëgon nga të afërmit, e kështu me radhë.

Zoti i Madhërishëm thotë:

Nuk është mirësi të hyni nga mbrapa në shtëpitë, por është mirësi kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpia hyni kah dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim.” (Bekare, 189).

Vëllezër të nderuar!

Shumica e muslimanëve e privojnë femrën nga trashëgimia.

Shumica e muslimanëve nuk ia japin femrës të drejtën të cilën të drejtë ia ka dhënë Allahu.

Shumica e muslimanëve nuk e zbatojnë ligjin e trashëgimisë sa i përket femrës, ligj të cilin e ka ligjësuar Allahu.

Ndërsa duhet ta dimë se privimi i femrës nga trashëgimia është cilësi prej cilësive të injorancës.

Dëmi i parë i cili shkaktohet nga privimi i femrës nga trashëgimia është mosdëgjimi i i urdhrit të Allahut, ndërsa muslimanët duhet të thonë:

“Dëgjuam dhe zbatuam.”(Bekare)

Zoti i madhërishëm thotë:

Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty, as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.” (Nisa, 65).

Për privimin e femrës nga trashëgimia, Zoti i madhërishëm thotë:

Dhe ju e hani me të madhe trashëgiminë (padrejtë).”(Fexhr, 19).

Përfundim

Zoti i Madhërishëm e ka ligjësuar trashëgiminë ashtu siç i ka ligjësuar obligimet tjera të adhurimit. Zoti i Madhërishëm thotë:

(kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijjeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borxhi; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga Allahu.” (Nisa, 11).

Keqpërdorimi i trashëgimisë shkakton ndërprerjen e lidhjeve farefisnore.

Shkaqet e privimit të femrës nga trashëgimia janë të shumta, por ne po i përmendim disa prej tyre:

Prej shkaqeve të privimit të femrës nga trashëgimia është pasimi i traditës së injorancës.

Prej shkaqeve të privimit të femrës nga trashëgimia është lakmia.

Prej shkaqeve të privimit trashëgimisë është pasimi i traditës së keqe.

Disa femra jetojnë në varfëri dhe në kushte të vështira.

Në fund sures Nisa Zoti i madhërishëm thotë:

“Allahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. Allahu di për çdo send.”(Nisa, 176).

Zoti ynë,

– forcoje fenë tonë, e cila është mbrojtje dhe siguri e çështjeve tona;

– rregullo këtë botë në të cilën është jeta jonë;

– përgatite për ne jetën në botën tjetër në të cilin është kthimi ynë;

– bëje jetën tonë ambient të përshtatshëm për çdo pune të mirë, dhe

– bëje vdekjen tonë qetësi, pushim dhe shpëtim nga çdo e keqe.

Lini një koment