Krimbi

Dr. Musli Vërbani

Idhujtarët e Mekës i pengonte thirrja e Muhamedit a.s. për të besuar në vetëm një Zot.

Ata vendosën që t’i bllokojnë ekonomikisht muslimanët: Muhamedin, familjen e tij dhe çdokënd që i përkrahte ata.

E nënshkruan një marrëveshje dhe e vendosën në Qabe.

Në marrëveshje ishte shënuar:

Muslimanët të largohen prej Mekes dhe të vendosen në shkretëtirë jashtë Mekkes.

Të mos blihet prej muslimanëve dhe të mos u shitet muslimanëve.

Të mos martohen muslimanët e as muslimanet.

Filluan vite të vështira për muslimanët.

Tri vite të plota me uri, vështirësi.

Tri vite të plota me etje, vështirësi.

Tri vite të plota vështirësi.

Gjatë kësaj kohe detyroheshin të hanë gjethet e dushkut dhe barishte.

Shkon krimbi dhe e grimcon pjesën ku ishte shkruar kontrata dhe ishte vendosur në Qabe, përpos pjesës ku ishte e shkruar NË EMËR TË ALLAHUT, këtë pjesë nuk e grimcon.

Muhamedi a.s. e thirr axhën e tij dhe i thotë:

O axha im! Zoti e ka urdhëruar krimbin që ta grimcojë letrën ku ishte nënshkruar kontrata dhe ishte vendosur në Qabe. Krimbi e ka ngrënë të tërën përpos pjesën ku ishte shkruar “NË EMËR TË ALLAHUT”.

Ebu Talibi shkoi në Mekë dhe u tha pabesimtarëve të Mekës se kontratën të cilën e kishin nënshkruar e kishte ngrënë krimbi dhe kishte mbetur vetëm pjesa ku ishte e shkruar “NË EMËR TË ALLAHUT”.

Pabesimtarët thanë se nëse kjo është e vërtetë, atëherë kontrata prishet dhe besimtarët mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre dhe të vazhdojnë jetën e tyre.

Pabesimtarët shkuan në Qabe,

u befasuan kur e panë se atë çka kishte thënë Muhamedi a.s. ishte e vërtetë.

Kësisoj u thye bllokada ekonomike ndaj tyre.

Muhamedi a.s. u kthye me familjen dhe besimtarët në Meke.

Lini një koment