Kali i Surakës

Dr. Musli Vërbani

Muhamedi a.s. me Ebu Bekrin ishin duke shkuar rrugës për në Medine.

Mekasit kishin vendosur shpërblim prej 100 deveve për atë që e zë Muhamedin a.s. para se të shkonte në Medine.

Suraka kishte një kalë.

Ai e merr kalin dhe u shkon pas për t’i zënë.

Hipur mbi kalë Suraka po ecte me shpejtësi në drejtim të tyre.

Para se t’u afrohej, Kali i Surakës rrëshqiti.

Suraka bie nga Kali.

Suraka hodhi fall.

I doli ashtu siç dëshironte dhe në zemër i hyri një trishtim i madh.

Hipi mbi Kalë.

U afrua tek ata aq shumë, por i dërguari i Allahut nuk po shikonte rreth e qark.

Ebu Bekri vështronte sa majtas e sa djathtas.

Suraka mendoi se tash ishte çasti më i volitshëm për ta kapur Muhamedin a.s.

Në atë moment i ndodhi diçka e çuditshme.

Kalit të Surakës i humbën këmbët në tokë deri në gjunjë.

Suraka ra nga kali.

E tërhoqi kalin dhe ai u çua, por me vështirësi ia nxori këmbët nga toka.

Pas shumë përpjekjesh, kali i nxori këmbët plotësisht.

Nga dheu i këmbëve të kalit u çua një pluhur që u ngjit në qiell si tym.

Ai e kuptoi se i Dërguari i Allahut do të triumfonte, prandaj u thirri atyre: “Më prisni, se nuk do t’ju bëj asgjë të keqe!”

Pejgamberi dhe Ebu Bekri u ndalën dhe e pritën atë.

Suraka iu tha se nuk do t’ju bënte atyre asgjë të keqe vetëm e vetëm ta lejonin të kthehej mbrapa.

Ashtu edhe ndodhi. Kali i Surakës më në fund u kthye kah kishte ardhur, ndërsa Muhamedi a.s. me Ebu Bekrin vazhduan rrugën për në Medine.

Lini një koment