Buraku

Dr. Musli Vërbani

Buraku është kafshë qiellore dhe nuk është tokësore.

Ngjyra e tij është e bardhë.

Shkëlqen me shkëlqimin e saj qiellor.

Shpejtësia e tij në vrapim është si shpejtësia e vetëtimës.

Nuk është gomar dhe është me i vogël se mushka.

Xhibrili së bashku me Burakun shkojnë te Muhamedi a.s.

Muhamedit a.s. i kërkohet që të ulet (të hip në të).

Hip Muhamedi a.s. mbi Burak.

Me Burak udhëton deri në xhaminë Aksa.

Kur arrin aty e lidh Burakun.

I falë dy rekata namaz në xhami.

Pastaj së bashku me Xhibrilin filloi udhëtimin drejt qiellit.

Ngritja në qiej quhet Miraxh.

Buraku ishte i nderuar se e kishte mbi vete Muhamedin a.s.

U quajt Burak për shkak të thellësisë së bardhësisë dhe shkëlqimit të tij, ashtu siç është edhe vetëtima.

Lini një koment