EDUKATA E MARRDËNIEVE INTIME

Hutbe

Dr. Musli Vërbani

Lavdfalënderojmë Zotin i cili ka thënë:

“Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë…”

Dërgojmë salavate për pejgamberin a.s., i cili ka thënë:

“Martesa është veprimi im (tradita ime), e, ai i cili nuk e ndjekë traditën (veprimin) nuk është ndjekësi im.”

Besimtarë të ndershëm!

Sot do të flasim për edukatën e marrëdhënieve intime brenda kufijve të ligjeve të Zotit.

Nuk do të flasim për edukatën e marrëdhënieve intime jashtë kufijve të ligjeve të Zotit.

Njeriu nuk duhet të del nga natyrshmëria e vet. Nuk duhet të del nga kufijtë e ligjeve të Krijuesit. Nuk duhet të i tejkalojë kufijtë e programit të Zotit e të zbatojë program degjenerues.

Marrëdhëniet bashkëshortore Zoti i quan marrëveshje madhështore.

Marrëdhëniet bashkëshortore Zoti i quan besatim madhështor.

Marrëdhëniet bashkëshortore Zoti i quan të rëndësishme dhe të shenjta ku thotë:

“Kur ato (gratë) kanë marrë prej jush, një besë të fortë.” (Nisa, 21)

Disa brengosen për zbatimin e marrëveshjeve me të tjerët, e nuk brengosen për zbatimin e marrëveshjes dhe besatimit me bashkëshortet.

Disa brengosen për moszbatimin e marrëveshjeve me krijesën, ndërsa nuk brengosen për zbatimin e marrëveshjes dhe moszbatimin e besatimit me Krijuesin.

Besimtarë të nderuar!

Shprehjet e përshtatshme përdoren në shumë sfera të jetës, por më e rëndësishmja është përdorimi i shprehjeve të marrëdhënieve intime. Siç përdoret fjala fergj – çështje e mbuluar – për organet e turpshme. Zoti i Madhërishëm në suren e e Dritës (Suretu Nurë) thotë:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.” (Nurë, 30)

Në ajet tjetër Zoti i Madhërishëm thotë:

“Thuaju besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre.” (Nurë, 31)

Besimtarë të nderuar!

Zoti i Madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Ato (bashkëshortet) janë mburojë rrobë (mburojë) për ju. Ju (bashkëshortët) jeni mbulojë rrobë (mburojë) për ta”.

Shikojeni se çfarë shprehje ka përdorë Zoti i madhërishëm. Rroba është mbrojtje e njeriut jo vetëm nga të ftohtit apo nga të nxehtit, por edhe nga mikrobet tjera.

Rroba është e përdorur edhe në aspektin metaforik, që nënkupton të mbron edhe nga degjenerimet.

Besimtarë të nderuar!

Të vazhdojmë me lëndën e edukatës së marrëdhënieve intime, të cilën duhet mësuar, të cilën na e mëson Kur’ani Fisnik. Kur’ani Fisnik është libër i Krijuesit të njeriut dhe Krijuesi i njeriut e di më së miri se çka është e dobishme për njeriun.

Të shohim se si Zoti i madhërishëm e trajton riprodhimin shëndetësor.

Zoti i madhërishëm thotë:

“Gratë e juaja janë vendmbjellja e jauj. Afrohuni vendmbjellejve të juaja si të dëshironi.” (Bekare, 223)

Kur’ani e ka përdorë fjalën “afrohuni”, e që ka kuptimin për marrdhëniet intime. Por marrdhëniet intime duhet të bëhen vetëm në vendin ku bëhet riprodhimi njerëzor. Kur’ani i kushton rëndësi vendit të riprodhimit njerëzor.

Vëllezër të nderuar!

Përpos pastrimit të pjesshëm (abdesit), kemi edhe pastrimin e tërësishëm të trupit, i cili quhet Gusël.

Pas marrëdhënieve intime është obligative pastrimi i tërësishëm i trupit, i cili quhet Gusël. Kjo, sepse Zoti i do të pastrit, si në aspektin fizik ashtu edhe shpirtëror.

Gusuli obligohet edhe nëse vetëm preken në mes vete organet intime të bashkëshortëve.

Nëse duhet të flasim për edukatën e marrëdhënieve intime, patjetër duhet mësuar ashtu siç e ka parapa Krijuesi.

Përfundim!

Kur janë të ndaluara marrëdhëniet intime.

Në tri raste janë të ndaluara marrëdhëniet intime me bashkëshortet, e ato janë:

Rasti i parë: Ndalohen marrëdhëniet intime gjatë ditës së Ramazanit prej imsakut deri në iftarë.

Dihet se prej specifikave të Ramazanit është se, Ramazani është muaj i adhurimit, pranimit të lutjeve dhe i afrimit me Allahun dhe ndjenjës së fortësisë së trupit dhe shpirtit, zhvillimit të trurit dhe heqje dorë nga materializmi dhe epshet e kësaj bote për t’i përngjarë melekëve të pastër, të cilët nuk e kundërshtojnë Allahun dhe i kryejnë urdhrat me përkushtim.

Rasti i dytë: Në kohën e Iëtikafit. Zoti i madhërishëm thotë:

“E kur jeni të izoluar (në Iëtikafë) në xhamia, mos t’u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë ligjet e All-llahut, pra mos i kundërshtoni.”

Rasti i tretë:. Ndalohen marrëdhëniet intime kur bashkëshortja është në kohën e menstruacionit. Zoti i Madhërishëm thotë:

“(menstruacioni) është gjendje e neveritur andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afrohuni (mos kontaktoni intimisht) deri sa të pastrohen.”

Mos u afroni për kontaktim seksual deri sa të pastrohen nga menstruacioni, pra deri kur t’i ndërpritet gjakderdhja.

Kur të pastrohen me ujë, atëherë shkoni te vendi i formimit të embrionit, pra te organi intim.

Allahu është i kënaqur me pendimtarët dhe i shpërblen ata.

Allahu është i kënaqur me të pastrit dhe me ata që pastrohen prej menstruacionit, si dhe rasteve tjera.

Zoti ynë!

Na bëj pendimtarë;

Na bëj të pastër;

Pastroji mendjet tona;

Pastroje shpirtin tonë dhe

Na i prano lutjet!

Lini një koment