Dr. Musli Vërbani
–
Një ujk kishte sulmuar tufën e dhive.
Tufa e dhive ishte e Ukbanit.
Duke kapur njërën prej dhive Ukbani e shpëton atë.
Ujku i drejtohet Ukbanit dhe i thotë:
– A nuk kishe frikë nga Allahu që ma more ushqimin tim?
Çobani çuditet pa masë dhe i thotë:
– Çudi! Si mund të flasë ujku?
Ujku i thotë:
– Çudi është puna jote, sepse pas kësaj kodre ndodhet një Pejgamber që ju thërret në xhenet, kurse ju nuk i besoni.
Çobani i thotë ujkut:
– Po të shkoj unë tek Pejgamberi, kush do të ma ruajë tufën?
Ujku i thotë:
– Ta ruaj unë.
Ukbani ia dorëzon tufën ujkut.
Shkon tek Pejgamberi, pranon Islamin.
Kur kthehet, e gjen ujkun duke ruajtur tufën e tij.
Asnjë dhi nuk mungonte.
Çobani e pret një dhi dhe ia jep ujkut për të ngrënë sepse ujku ishte ai që i tregoi për Pejgamberin dhe e ndihmoi atë të bëhet musliman.