Pëllumbi

Dr. Musli Vërbani

Ishte një ditë e nxehtë.

Një Pëllumb po fluturonte mbi kodrat e rërës.

Vendosi të bëjë një fole mu në hyrje të shpellës së quajtur Thevr.

Përplasë krahët me tërë fuqinë dhe fluturon për në shpellë.

Në hyrje të shpellës Thevr ndërtoi një fole.

Brenda shpellës ishin Muhamedi a.s. dhe shoku i tij Ebu Bekri.

Muhamedi a.s. ishte duke migruar nga Meka për në Medine.

Kurejshitët iu afruan shpellës.

Njëri tha: – Mos ndoshta janë në shpellë dhe i zëmë për së gjalli.

Disa propozuan të hynin e të shihnin brenda.

Kur u afruan në hyrje të shpellës, idhujtarët e kishin parë folenë e pëllumbave dhe rrjetën e merimangës.

Deri sa ata vërtiteshin djathtas e majtas shpellës thoshin:

– Po të kishin hyrë në shpellë, veza e pëllumbit do të ishte thyer dhe rrjeta e merimangës do të ishte prishur!

Ebu Bekri i tha: – O i Dërguari i Allahut, po qe se ndonjëri prej tyre përkulet dhe sheh brenda në shpellë, na dallon nga këmbët që jemi këtu!

Ebu Bekri r.a. përjetonte çaste delikate. Ishte i frikësuar.

Jo për vete, por për të Dërguarin.

Pejgamberi a.s. qetësisht i thotë Ebu Bekrit:

– O Ebu Bekr! Mos u pikëllo e mos u shqetëso se Allahu është me ne!

Pas tri ditëve vazhduan rrugën për në Medine.

Lini një koment