Miza dhe Nemrudi

Dr. Musli Vërbani

Nemrudi ishte mbret kriminel.

Ai ishte tallur edhe me pejgamberin Ibrahim a.s.

Për shkak të kryelartësisë së tij dhe krimeve të tij, Zoti i madhëruar e dënoi Nemrudin.

Ia dërgoi një mizë e cila i hyri në vesh.

Ajo mizë ditë e natë i lëvizte në brendi të veshit të tij.

Nemrudi nuk mund të flinte natën.

Nuk mund të pushonte as ditën.

Nga mundimet e mizës e rroku çmenduria.

Nemrudi u tha bashkëpunëtorëve që t’ia heqin kokën dhe t’ia vendosin një kokë prej arit.

Ata i thanë: – Po ti atëherë do të vdesësh.

Ai me çmendurinë e tij tha: – Po a vdes Zoti?!

Ia ndërtuan një kokë prej arit, ia sollën.

Ia prenë kokën dhe vdiq.

Zotit nuk mund t’i shpëtojnë pabesimtarët!

Lini një koment