Dr. Musli Vërbani
–
Ibrahimi a.s. ka pasur dëshirë t’i vështrojë gjërat.
Ka pasur dëshirë t’i hulumtojë, t’i vërtetojë.
Ka pasur dëshirë ta studiojë gjithësinë dhe ambientin të cilin e rrethon.
Duke analizuar dhe studiuar forcohet besimi.
Duke analizuar dhe studiuar qetësohet zemra.
Ibrahimi a.s. një ditë e pyeti Zotin: – Si i ngjallë të vdekurit?
Zoti i tha: – A nuk po beson?
Ibrahimi tha: – Po gjithsesi besoj, por dëshiroj që të më qetësohet zemra ime.
Zoti i Madhëruar i tha: – Merri katër zogj dhe preji.
Përzieje gjakun e tyre dhe shpërndaji në katër anë të kodrave.
Shkuli puplat e tyre dhe shpërndaji në katër anë të kodrave.
Pjesët e trupit të tyre shpërndaji në katër anë të kodrave.
Pastaj ti thirri.
Ashtu veproi Ibrahimi.
Mori katër zogj, i preu.
E përzihu gjakun e tyre dhe i shpërndau në katër anë të kodrave.
Puplat e tyre i shpërndau në katër anë të kodrave.
Pjesët e trupit të tyre i shpërndau në katër anë të kodrave.
Pastaj i thirri zogjtë.
Kur papritmas i sheh se si pjesët e trupit të zogjve bashkohen në ajër.
Bashkoheshin krahët e shpendëve nga të katërt anët.
Bashkoheshin puplat nga të katër anët.
Bashkohej mishi nga të katër anët.
Bashkohej gjaku nga të katër anët.
U formuan zogjtë sikur në gjendjen e mëparshme dhe fluturuan në drejtim të Ibrahimit.
Kështu Zoti i ngjallë të vdekurit.